web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E dënuar për dhunë në familje/ 34-vjeçarja dërgohet në burg bashkë me foshnjën 7-muajshe

22 Korrik 2026, 11:49, Kronika CNA

E dënuar për dhunë në familje/ 34-vjeçarja

Policia ka arrestuar një 34-vjeçare në aeroportin e Rinasit për të shlyer një dënim me 2 muaj burg për veprën penale dhunë në familje.

Arrestimi u shoqërua me vështirësi për shkak të tre fëmijëve të mitur që ndodheshin me të, njëri prej të cilëve vetëm 7 muajsh, ndërsa dy të tjerët janë 2 dhe 4 vjeç.

Sipas gazetares Anila Hoxha 34-vjeçarja kërkoi që fëmijët të qëndronin me të, duke deklaruar se nuk kishte kujt t’ia linte.

Autoritetet vendosën që gruaja të dërgohej në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Pojskë, bashkë me foshnjën 7-muajshe.

Fëmija 2-vjeçar pritet t’i bashkohet nënës në institucion gjatë ditës së nesërme, ndërsa për fëmijën tjetër janë marrë masa për kujdesin e tij nga familjarët./ CNA

 

E dënuar për dhunë në familje/ 34-vjeçarja





Lajmet e fundit nga