web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës

21 Korrik 2026, 09:27, Kronika CNA

E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund

Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet tip "Benz" është përfshirë nga flakët.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë konstatuar se brenda automjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej pa shenja jete shtetasi I. Ç., rreth 66 vjeç.

Nga veprimet dhe informacionet paraprake dyshohet se shtetasi mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes./ CNA





Lajmet e fundit nga