Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epokal në të drejtën procedurale. Gjykata, sipas tij, nuk duhet të caktojë seancën pa marrë më parë pëlqimin e avokatëve!
Fantastike! Dikush t’ia dërgojë urgjent këtë teori fakulteteve të drejtësisë. Ndoshta duhet rishkruar edhe Kodi i Procedurës Penale.
Pra, sipas kësaj logjike, gjyqtari nuk cakton më datën e seancës. Hap një grup në WhatsApp: “Ju lutem, kush është i lirë javën tjetër?” Nëse njëri ka një proces tjetër, tjetri ka pushime, i treti një konferencë dhe i katërti një drekë pune, gjykimi shtyhet. Derisa të bien të gjithë dakord. Ndoshta në vitin 2030.
Ironia është se këtë pretendim e dëgjojmë pasi GJKKO e gjobiti për mungesën e tij, duke arsyetuar se u bë shkak për zvarritjen e procesit. Në vend që të thotë “po, mungova”, del me tezën se problemi nuk ishte mungesa, por fakti që gjykata nuk i mori leje për datën.
Ndërkohë, procesi ndaj Erion Veliajt është shembulli më i mirë se ku të çon kjo filozofi. Ka kaluar afro një vit dhe gjykimi ende nuk ka nisur normalisht, pikërisht për shkak të mungesave dhe kërkesave për shtyrje nga mbrojtja. Tani imagjinoni sikur gjykata të priste edhe miratimin formal të çdo avokati për çdo seancë. Nuk do të flisnim më për një proces penal, por për një serial pa episod të parë.
Në fakt, në Kodin e Procedurës Penale nuk ekziston asnjë nen që thotë se gjykata duhet të negociojë datat e seancave me palët. Përndryshe, çdo avokat do të kishte në dorë një të drejtë vetoje mbi kalendarin e gjykatës.
Kjo është risia më e fundit juridike e një të pandehuri që bën dhe avokatin. Duhet ta dëgjojmë të gjithë dhe të biem dakord me parimin e “së drejtës për të mos pasur kurrë seancë”. Ose të kemi atëherë kur ta gjykojë të përshtatshme ky “avokati” i pandehur./ CNA
Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD-së pati ...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një formë ...
Bizneset në Shqipëri po përballen me një formë të rreziksh...
Sektori i turizmit në Shqipëri po përballet me një formë t...
Me një kërkesë totalisht joligjore dhe që nuk e njeh Kodi ...
Reforma në drejtësi u ndërtua edhe mbi një ide të thjeshtë...
Ka një pyetje që prej kohësh në sistemin e drejtësisë kërk...
Kudo ku kam udhëtuar gjatë këtyre javëve për arsye pune, n...
Kur një aferë shpërthen, kur një tender ngre dyshime, kur ...
Një titull që të ndez nervin, një video 30-sekondëshe që t...
Elisa Spiropali javët e fundit është një protagoniste poli...
Kur lexuesi shqiptar hap telefonin në mëngjes, beteja ...
Rroga hyn një herë në muaj, por çmimet lëvizin pothuajse ç...
Një denoncim nuk vlen nga zhurma që krijon, por nga fakti ...
Carlo Bollino, kur ka dalë sot nga Gjykata e Posaçme, ka d...
Një denoncim nuk vlen nga zhurma që krijon, por nga fakti ...
Shteti nuk mund të sillet si spektator në një treg hidroka...
Publiku është bërë skeptik, dhe me të drejtë. Ka parë deno...
Një nga plagët më të vjetra të jetës publike shqiptare ësh...
PD është opozita zyrtare dhe shumica më e madhe e oponencë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...