web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit

21 Korrik 2026, 17:06, Sociale CNA

Ndryshon moti në korrik/ Stuhia e madhe i afrohet Ballkanit

E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me ndryshim të kushteve atmosferike.

Sipas parashikimit të bërë nga agjencia europiane ESTOFEX, në këtë rajon pritet një shpërthimi i madh stuhie.

Moti i keq do të godasë Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën, Kroacinë, duke iu afruar shumë edhe Shqipërisë.

Bazuar në të dhënat e parashikimit, moti në Ballkan do të përshkruhet nga breshëri i fortë, era dhe reshjet me lëvizje të shpejtë.  

Meteorologët paralajmërojnë se kushtet janë të favorshme për stuhi afatgjata dhe intensive, të afta të prodhojnë dëme, veçanërisht nga reshjet e shiut dhe erërat e fuqishme./CNA





Lajmet e fundit nga