web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Autori me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan

21 Korrik 2026, 19:02, Kronika CNA

Autori me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan

Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë në Elbasan nga një person ende i paidentifikuar. Sipas raportimeve, autori ishte i maskuar me maskë silikoni dhe paruke me qëllim mosidentifikimin e tij.

Ndërkohë dyshohet gjithashtu se asnjë nga të rinjtë e plagosur nuk ishte shënjestra e atentatit. Sipas informacioneve policore, të shtënat u regjistruan në verandën e një lokali.

Në momentin e ngjarjes, në brendësi të lokalit ndodhej një oficer policie jashtë shërbimit, i cili, sapo ka dëgjuar të shtënat, ka dalë menjëherë dhe është vënë në ndjekje të autorit.

Gjatë ndjekjes, autori ka hedhur armën e zjarrit dhe ka mundur të largohet në thellësi të lagjes. Ndërkohë vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për sekuestrimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit. /CNA 





Lajmet e fundit nga