web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U konfliktuan me 5 pushues turq/ Arrestohen 2 punonjës të një biznesi në Golem

21 Korrik 2026, 11:06, Kronika CNA

Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan penalisht, pasi u konfliktuan fizikisht dhe me sende të forta me 5 pushues turq.

Siç bëhet me dije nga policia e Durrësit, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. K., 33 vjeç dhe E. Q., 37 vjeç, të dy banues në Durrës, përkatësisht menaxher dhe punonjës në hapësirën e plazhit në këtë subjekt, për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim, dhe "Prishja e qetesisë publike".

Menjëherë pas njoftimit për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në një lokal në plazh, në Golem, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve përgjegjës. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin:

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim, dhe "Kanosja", për shtetasit I. Sh., 48 vjeç dhe T. D., 49 vjeç, përkatësisht banakier dhe punonjës sigurie në këtë subjekt, pas dyshohet se kanë goditur dhe kanosur 3 shtetas turq.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga