web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

IGJEUM: Moti me shtrëngata e reshje shiu, ulen temperaturat në vend

22 Korrik 2026, 15:37, Sociale CNA

IGJEUM: Moti me shtrëngata e reshje shiu, ulen temperaturat në vend

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për kushtet e motit në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave, pasditja e sotme dhe dita e enjte do të shoqërohen me shtrëngata dhe reshje lokale.

Po ashtu, IGJEUM parashikon një ulje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa nuk do të mungojë as era e fortë.

Reshjet

Sot pasdite (e mërkurë, datë 22) priten reshje të dobëta dhe lokalisht të dobëta në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër dhe Kukës priten shtrëngata lokale. Nesër (e enjte, datë 23) priten reshje të dobëta lokale në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Tiranë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperatura

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23/ 30 °c

në vendet e ulëta: 20 / 32 °c

në vendet malore: 13 / 26 °c

Era

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore deri e fortë./CNA 

IGJEUM: Moti me shtrëngata e reshje shiu, ulen temperaturat në vend

 

 





Lajmet e fundit nga