web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshime në qeveri/ Ja kush lirohet nga detyra

22 Korrik 2026, 16:31, Politikë CNA

Ndryshime në qeveri/ Ja kush lirohet nga detyra

Qeveria ka njoftuar sot disa vendime të reja. Mes tyre është renditur edhe një ndryshim në qeveri.

Këtë të mërkurë, me propozim të kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vilma Premti.

V E N D I M
PËR

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Vilma Premti, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ALBANA KOÇIU





Lajmet e fundit nga