web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Mos më thuaj mua e dashur”/ Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore: Je bardh e zi në mendje

22 Korrik 2026, 12:05, Politikë CNA

Komisioni për Reformën Zgjedhore u shoqërua me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita kërkoi me patjetër pjesëmarrjen në komision të kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ndërsa mazhoranca konfirmoi se për çdo pyetje mund të përgjigjej zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit.

Gjatë diskutimeve ka pasur një përplasje mes anëtares së komisionit Albana Vokshi dhe bashkëkryetarit të komisionit Damian Gjiknuri.

Debati:

Albana Vokshi: Mos më thuaj mua e dashur, jam anëtare e komisionit.

Damian Gjiknuri: Ti je bardh e zi në mendje. 

Albana Vokshi: Mos u merr me jetën time personale.

Damian Gjiknuri: Bëj batuta të çtensionoj.  

Pas debateve në fund u vendos që të shtyhej komisioni për Reformën Zgjedhore deri në ardhjen e kreut të Policisë së Shtetit, Skënder Hita./ CNA





Lajmet e fundit nga