web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyfishimi i mbështetjes financiare/ Rama: Përfitojnë 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara

20 Korrik 2026, 14:42, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Qendrën Sociale “Jonathan”, ku prezantoi dyfishimin e mbështetjes ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, si dhe garancitë e reja shëndetësore dhe shoqërore për kujdestarët e tyre.

Rama bëri me dije se 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara do të përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes financiare. Ndër të tjera, ai njoftoi se shteti do të paguajë sigurimet shëndetësore dhe shoqërore për të gjitha nënat dhe kujdestarët, njësoj sikur të ishin në marrëdhënie pune.

“Janë 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara që do të përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes financiare. Përtej kësaj, kemi marrë edhe një kërkesë nga ju për kujdestarët, sepse një nënë që i përkushtohet një fëmije me aftësi të veçanta e ka të pamundur të shkojë në punë dhe përballet me mungesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Ne vendosëm, po ashtu, që buxheti i shtetit t’u paguajë sigurimet shëndetësore dhe shoqërore të gjitha nënave dhe kujdestarëve, njësoj sikur të ishin në punë. Duhet ta kuptojnë të gjithë se ne nuk jemi jashtë realitetit dhe as të pavëmendshëm ndaj kërkesave që vijnë nga grupet shoqërore. Sot kemi një sistem shumë më të besueshëm të mbrojtjes shoqërore, sepse është më funksional dhe më efikas. Njerëzit, në këtë fazë të re të zhvillimit, kanë pritshmëri”, tha Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga