Skana gozhdon Gjonin: Deputeti "part time" që i qan zemra për Mirditën, po deformon realitetin
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, u është për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD ka përfunduar procesin e institucionalizimit të plotë të forumeve të saj, të cilin e cilësoi si procesin më të thellë të ripërtëritjes së partisë që nga themelimi.
Berisha tha se përbërja e re e Këshillit Kombëtar reflekton një përfaqësim më të madh të të rinjve dhe grave, duke theksuar se ata përbëjnë 60% të anëtarëve të këtij forumi.
Sipas tij, dy të tretat e Kryesisë së re janë zgjedhur për herë të parë, ndërsa tre nënkryetarët dhe shumica e sekretarëve janë emra të rinj në drejtimin e partisë.
Berisha veçoi institucionalizimin e rolit të diasporës në strukturat drejtuese të partisë. Ai bëri të ditur se për herë të parë është zgjedhur një nënkryetare e PD-së dhe një sekretar i dedikuar për diasporën, ndërsa theksoi se do të ndërmerren hapa të tjerë për të rritur përfaqësimin e shqiptarëve jashtë vendit në jetën politike të partisë dhe të Shqipërisë.
“Ne lamë pas një javë të veçantë, në të cilën PD përfundoi institucionalizimin e plotë të forumeve të saj. Me këtë rast, ajo çka dua t’u informoj të gjithëve ju është se ky proces u zhvillua në moton e ripërtëritjes së PD-së dhe u them me kënaqësi, jo vetëm të ripërtëritjes në kuptimin e numrave, por edhe të proporcioneve deficitare në këtë parti.
Kështu sot në Këshillin Kombëtar të PD-së, 60 për qind e përbëjnë të rinjtë dhe gratë dhe ky është një proporcionim shumë i rëndësishëm për ne sepse patëm trashëguar një deformim nga i cili u ndamë përfundimisht.
Dy të tretat e kryesisë së zgjedhur të PD-së, zgjidhen për herë të parë sikundër tre nënkryetarë të PD-së zgjidhen për herë të parë. Nga 14 sekretarë, vetëm 3 janë të rizgjedhur. Pra, mund t’ju informoj se ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD-së pas themelimit të saj.
Por nga ana tjetër janë vendosur proporcione të domosdoshme të përfaqësimit në këtë parti. Jam i bindur se kërkesa themelore për çdo qytetar dhe anëtar, mbështetës të kësaj partie ka qenë ripërtëritja. U siguroj se në këtë proces nuk kanë ndryshuar vetëm statistikat, por PD ka shpalosur kualitete dhe vlera ndër më të shquarat.
Kështu që në kilometrin e fundit të saj, ajo ka një ekip të pajisur me të gjitha aftësitë për të udhëhequr këtë parti për përmbushjen me sukses të misionit të saj.
Duhet të theksoj me këtë rast se ne jemi një parti që bazohemi te vota e anëtarëve tanë dhe shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë bashkëpunëtorët e mi që nuk u zgjodhën, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.
Unë ruaj për ta vlerësimin më të lartë. Theksoj se shumë prej tyre kanë funksione të tjera shumë të rëndësishme në PD, grupin e saj parlamentar dhe misione në drejtim të reformave themelore në interes të kësaj partie dhe të vendit.
Kjo është ajo çka unë desha t’u informoj ju. Por duhet të them prapë me kënaqësi se procesi i ripërtëritjes nuk ndalet dhe nuk do të ndalet. Në mënyrë të përsëritur u kisha pohuar se PD ka rreth saj personalitete të shquara, individë me vlera ekselente në fushat e veta.
Dhe jo pak prej tyre garuan me sukses në këtë proces. Por janë të tjerë të shumtë që kanë shprehur gatishmërinë dhe janë të lidhur me PD-në. Kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuuar, për të vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë, vizionit të kësaj partie, të gjithë potencialin e tyre intelektual, profesional, në Shqipëri, në Europë dhe në botë e kudo që ndodhen.
Për herë të parë në këtë proces ripërtëritjeje u institucionalizua roli dhe vendi i diasporës. Hapa të parë të rëndësishëm janë shënuar. Një nënkryetare partie dhe një sekretar për diasporën janë zgjedhur. Përpjekje të tjera do të bëhen për ridimensionimin e rolit të diasporës në jetën politike të PD-së dhe të Shqipërisë. Pra, për të gjithë ata të cilët kërkonin me të drejtë dhe prisnin ripërtëritje si tipar kryesor, mendoj se hapa të rëndësishëm janë shënuar dhe të tjera do të vijnë”, tha Berisha./ CNA
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, u është për...
“Zegjinezimi" i partisë po kthehet në një fenomen në skenë...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, k...
Kryeministri Edi Rama, gjatë bashkëbisedimit me përfaqësue...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në aktivitetin e p...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar për emërimin e kryem...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Gazetari Lutfi Dervishi komentoi sot protestën qytetarë ku...
Ish-ministri Arben Malaj tha sot se kufizimi i pushtetit a...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ngriti ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka reaguar sot pasi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas ...
Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Adminis...
Këtë të enjte, në seancën plenare që nisi që prej orës 10:...
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...