"Duhet të thoja deportim jo spastrim etnik"/ Ministrja serbe nuk tërhiqet nga deklaratat mbi Kosovën
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në aktivitetin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se me këtë program qeveria synon të ndihmojë në rritjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Ndër të tjera, shtoi se do të nxjerrë nga zona e komfortit bankat e nivelit të dytë, që, sipas tij, nuk luftojnë për fitimet e tyre.
Rama njoftoi se, përmes zyrës së UNDP në Tiranë, do të angazhohen ekspertë ndërkombëtarë që do të asistojnë bizneset në planet e tyre.
Gjithashtu, theksoi se sipërmarrjet e mëdha nuk do të kenë akses në këtë program.
“Synojmë t’u japim krah ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që të dyfishohen. Ato që janë të mesme të rriten dhe të bëhen të mëdha, dhe ato që janë të vogla të rriten dhe të bëhen të mesme. Duke qenë se bankat kanë një manual të tërë justifikimesh që e përdorin me eficiencë të lartë, një nga këto është që planet e bizneseve nuk janë mjaftueshëm të angazhuara.
Kemi angazhuar edhe zyrën e UNDP, përmes së cilës do të angazhojmë ekspertë ndërkombëtarë dhe do të kemi një grup të gatshëm për të asistuar bizneset që idetë e tyre t’i kthejnë në projekt bindës për bankat.
Ministria e Ekonomisë do të ketë rolin e vet për të garantuar koordinimin mes biznesit dhe grupit të ekspertëve. Kemi vënë në dispozicion një faqe online, në të cilën ka një mundësi për t’iu adresuar drejtpërdrejt ministrisë. Është planifikuar edhe një cikël takimesh në territor për të takuar bizneset, por edhe për të nxitur biznese të caktuara për t’u përfshirë në këtë program.
Kur vjen puna te zhvillimi rural, qeveria ka prioritet agropërpunimin, sepse kemi shumë hapësirë të papërpunuar. Një element i ri i programit është mbështetja e shoqërive të përbashkëta. Sipërmarrjet e mëdha nuk do të kenë akses në këtë program, pavarësisht trukeve që mund të provojnë”, tha Rama.
Ndër të tjera, është shprehur se qeveria është gati ta çojë fondin për këtë program deri në 1 miliard euro.
“Do të ngremë një task-forcë, me përfaqësues të qeverisë, UNDP dhe Shoqatës së Bankave, për të analizuar rezultatet dhe për të parë ku duhet ndërhyrje dhe ku programi ngec. Shifrat janë të gjitha shumë pozitive, por në këtë kohë ka një problem të madh. Shifrat, sa më pozitive të jenë, aq më shumë i acarojnë njerëzit. Sa më shumë të thuash se ekonomia është rritur, aq më shumë prodhohet tension. Sa herë të thuash bizneset janë shtuar, do të përballesh me efektin e kundërt të një lajmi të mirë.
Suksesi i të tjerëve është arsye për të kërkuar edhe suksesin për vete. Çdo lloj dallimi me të tjerët është arsye për t’u acaruar. Ky program është i rëndësishëm edhe në aspektin psikologjik për sipërmarrjet. Jemi gati të shkojmë deri në 1 miliard euro për sipërmarrjen e vogël dhe të mesme, që askush të mos thotë se nuk kam mbështetje financiare për planin tim. Por duhet të kenë një plan që ta aprovojë banka. Këto para janë si fondet e Bashkimit Europian. Do të bëjmë fushatë të tërë informimi me ministrat sipas sektorit të tyre të përgjegjësisë”, tha Rama. /CNA
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar për emërimin e kryem...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Gazetari Lutfi Dervishi komentoi sot protestën qytetarë ku...
Ish-ministri Arben Malaj tha sot se kufizimi i pushtetit a...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ngriti ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Zgjedhjet e zhvillura dje në Këshillin Kombëtar të Partisë...
Ish-deputeti demokrat, Myslim Murrizi, ka reaguar sot pasi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas ...
Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Adminis...
Këtë të enjte, në seancën plenare që nisi që prej orës 10:...
Dje është zhvilluar mbledhja e dytë e Këshillit Kombëtar, ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, aku...
Procesi i reformës zgjedhore do të vijojë edhe në muajt e ...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, i është kundërpërgj...
Belind Këlliçi është zgjedhur nënkryetar i PD-së me 177 vo...
Partia Demokratike ka përfunduar votimin për zgjedhjen e n...
Ka përfunduar numërimi, Flamur Noka rizgjidhet sekretar i ...
Ka nisur procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e str...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një nga personat e shpallur në kërkim për plagosjen e shte...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet, pasi kishte përshtat...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Andy Burnham është shpallur zyrtarisht lideri i ri i Parti...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...