web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Balla për protestën: Sot aty kanë mbetur “sorrat”, qytetarët meritojnë dialogun

16 Korrik 2026, 22:40, Politikë CNA

Balla për protestën: Sot aty kanë mbetur “sorrat”,

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sërish sot lidhur me protestën qytetare.

Ndërsa ndan një foto nga tubimi i sotëm në rrjetet e tij sociale, Balla shprehet se nuk e bën këtë publikim për t’u tallur me protestën, por për bërë ndarjen mes protestuesve.

Sipas Ballës, në shesh nuk janë më protestuesit që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar.

“Kjo fotografi nuk është tallje me protestën. Është e kundërta. Unë i respektoj maksimalisht ata që kishin arsyet e tyre legjitime për të protestuar. Ata kishin të drejtë të dëgjohen. Që nga shqetesimet për natyrën deri tek zemërimi ndaj atyre që shpërdorojnë besimin mbi karrigen e pushtetit. Ata kërkojnë dëgjimin dhe reflektimin tonë. Por sot ata nuk janë më këtu. Dhe unë i nxjerr për të treguar se aty kanë mbetur sorrat. Kurse ata meritojnë dialogun dhe hapat për zgjidhjen e shqetësimeve dhe shërimin e zemëratës”,-shkruan Balla./CNA





Lajmet e fundit nga