web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Thirrja e Adriana Kalasë: Mos votoni për qoka e miqësi

15 Korrik 2026, 19:27, Politikë CNA

Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Thirrja e Adriana Kalasë:

Avokatja Adriana Kalaja ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me votimin për ekipin drejtues të PD-së.

Kalaja shkruan se prej ditësh ka marrë telefonata nga kolegë që kërkojnë votën për këto zgjedhje por shton se nuk do të votojë bazuar në miqësi për shkak se sipas saj kjo garë nul lidhet me emra por me Partinë Demokratike.

Ndër të tjera shprehet se duke votuar figura të pastra e me kontribute reale sot, PD mund të jetë dhe fituese në zgjedhje të lira e të ndershme.

Kalaja bën thirrje që të refuzohen votimet për qoka, dhe të votohen ata që kanë kontribuar pa kushte për PD-në, që kanë qenë në çdo aksion apo protestë.

Postimi i plotë:

Si fiton Partia Demokratike?

Këtë pyetje i kemi bërë vetes gjithë këto vite e përgjigjet mund të jenë të ndryshme, por sot, ditën që Partia Demokratike ka zgjedhje për Strukturat Drejtuese, Sekretariatet dhe Gjykatën e saj, kjo përgjigje mund të jetë konkrete.

Këto ditë, kam mare telefonata e mesazhe nga shumë miq dhe kolegë, që janë në të drejtën e tyre të kërkojnë votën për këto zgjedhje.

Ndërkohë, mund të duket anakronike apo demode, unë nuk e kam bërë një gjë të tillë.

Pse do thoni Ju?

Se gjykoj që kjo garë nuk lidhet me emra, por me Partinë Demokratike.

Duke votuar figura të pastra e me kontribute reale sot, nesër e bëjmë Partinë Demokratike jo vetëm konkuruese në ide e aksion, por edhe fituese në zgjedhje të lira e të ndershme.

Ndaj, nëse e doni Partinë Demokratike fituese nesër, sot refuzoni të votoni për qoka, miqësi apo shoqëri, por për ata që kanë kontribuar pa kushte për PD-në, që kanë qenë në çdo aksion apo protestë, që kanë qenë zëri i çdo demokrati dhe në krah të tyre, e jo vetëm në periudhë zgjedhjesh.

Votoni ata që nuk munguan kurrë e nuk gjetën kurrë justifikime për t'ju mbështetur e përfaqësuar.

Votoni ata që postin e shohin si përgjegjësi e detyrim moral, e jo ata që vijnë në Seli vetëm kur ka zgjedhje.

Votoni ata që i përgjigjen çdo telefonate apo pranojnë të dëgjojne çdo hall e problematikë Tuajën.

Votoni ata që i keni patur në krah në protesta e aksione politike, e deri në qelitë e narko pushtetit.

Votoni ata që flasin për Ju e Ju përfaqësojnë me dinjitet dhe integritet.

Vetëm kështu, Partia Demokratike bëhet forcë fituese nesër. /CNA





Lajmet e fundit nga