web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam optimist në mënyrën më shqiptare për mbylljen e kapitujve

14 Korrik 2026, 20:46, Politikë CNA

“Në drejtimin e duhur me kalendarin ambicioz”/ Rama: Jam

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën ndërqeveritarë në Bruksel u shpreh se Shqipëria është në drejtimin e duhur s ai përket kalendarit të negociatave me Bashkimin Europian.

Ai u shpreh se është optimist për mbylljen e kapitujve të tjerë, ndërsa shtoi se presidenca irlandeze i jep komfort për vijimin e mëtejshëm të procesit.

Ajo çfarë është e rëndësishme është që deri më tani jemi në drejtimin e duhur me kalendarin tejet ambicioz që është diskutuar dhe që është rënë dakord në ndërveprimin tonë të ndërsjellë me Komisionin. Falë detyrave të pareshtura të shtëpisë që kemi bërë, themi që kalendari bëhet gjithnjë e më ambicioz dhe ne duhet të punojmë më shumë, të pareshtur.

Nëse atmosfera do të vazhdojë të jetë ajo që kemi përjetuar gjatë kësaj periudhe të fundit, çdo gjë do të jetë aty ku duhet. Deri më tani nuk kemi arsye të besojmë se do të ketë një ndryshim atmosfere. Dje, në takimin e Koalicionit të Vullnetshmëve, pati edhe një qasje, një këndvështrim në këtë proces për vendet që janë në negociata aktive. Mund të ndjehej që të gjithë janë të prirur që të gjejnë mënyra më të shpejta për ta mundësuar këtë.

Prandaj jam optimist në mënyrën më shqiptare. Gati për të ecur përpara dhe për t’u përballur me sfidat që do të shfaqen. Presidenca irlandeze na jep komfort, sepse Irlanda është një vend që ka dëshmuar se progresi eksponencial është i mundshëm dhe se irlandezët nuk pranojnë asgjë përveçse ekselencës si objektiv. Të jesh i shkëlqyer në objektivin e presidencës, do të thotë të mbyllësh më shumë kapituj me ne deri në fund të vitit. Ne i besojmë miqve tanë irlandezë. Deri tani gjithçka mirë”, tha Rama.

Lidhur me mbylljen e kapitujve dhe konferencat ndërqeveritare foli edhe ministri irlandez, Thomas Byrne i cili tha se zgjerimi është pikë kryesore e presidencës së tyre, ndërsa shtoi se aty ku përmbushen piketat dhe standardet do të jenë gati për konferenca të tjera.  

“Ne do vazhdojmë ta ndjekim këtë agjendë. E kemi bërë zgjerimin pikë kryesore. Aty ku shohim se piketat janë përmbushur dhe standardet janë përmbushur do të jemi gati për konferenca të tjera. Donim të siguroheshim që të gjitha gjëratë të ishin në vendin e duhur. Dy javë më parë nuk e denim se kjo do të ndodhte. Do vazhdojmë ta ndjekim procesin e zgjerimit me shumë energji”, tha Byrne. /CNA





Lajmet e fundit nga