web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën/ Rama publikon pamjet nga takimi në Paris

13 Korrik 2026, 18:17, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga vizita e tij në Paris të Francës, ku ka marrë pjesë në samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.

Siç shihet edhe në pamjet, Rama është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ndërsa të pranishëm në samit janë dhe liderë të tjerë shtetesh, mes tyre presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Po ashtu në takim ka marrë pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Ndërkohë më 14 korrik 2026, po me ftesë të presidentit francez, kryeministri Rama, do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

“Me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve, në mbështetje të Ukrainës dhe në vigjilje të Paradës së Madhe Ushtarake të 14 Korrikut”, shkruan Rama krahas fotove. /CNA





Lajmet e fundit nga