web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Të thashë mos u kruaj me mua”/ Balla paralajmëron deputetin: Do të të tregoj mesazhet, turp të kesh

13 Korrik 2026, 11:24, Politikë CNA

“Të thashë mos u kruaj me mua”/ Balla paralajmëron

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka paralajmëruar deputetin Erald Kapri se do të tregojë mesazhet ku i ka kërkuar që numëruesit e PS-së të mbrojnë votat e tij nga numëruesit e PD-së, pasi nuk kishin besim.

Balla u shpreh se e kishte paralajmëruar prej një viti që të mos merrej me të, pasi nëse Kapri ndodhet në sallën e Kuvendit është falë numëruesve të PS-së.

“Të fala Gones. I vetmi deputet që ka ardhur me asistent me vete pa pako kur është zgjedhur. Meqë jemi ballë për ballë. Kur numëronim votat e Diasporës ky më fuste miq mua që t’u kërkoja numëruesve tanë që t’i ruanin votat e tua se po t’i vidhte PD-ja. I kam mesazhet këtu. Do t’i lexoj të gjitha mesazhet. Betohu, turp të kesh. Vetëm burrë nuk mund të bëhesh ti. Ti dhe këta miqtë e tu nuk kishit besim te numëruesit e PD-së. Më shkrove mesazh 'të lutem më mbro votat'. Ta kisha thënë një vit, mos u kruaj me mua. Vota t'i numëruan numëruesit e PS-së dhe nuk t’i vodhën ata të PD-së, ti erdhe në sallë nga numëruesit e votave të PS-së”, tha Balla./ CNA





Lajmet e fundit nga