web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet agjenda/ Detaje nga konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE

12 Korrik 2026, 17:23, Politikë CNA

Zbardhet agjenda/ Detaje nga konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE

Të martën e datës 14 korrik do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare me BE, ku do të zyrtarizohet mbyllja e 3 kapitujve të parë të negociatave.

Mësohet se konferenca do të nisë rreth orës 19:00 në Këshillin e Europës, ndërsa delegacioni shqiptar do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama.

Rama parashikohet të mbajë një fjalë para përfaqësuesve të shteteve anëtare, bashkë me ministrin e Jashtëm të Irlandës dhe komisioneren Marta Kos.

Bëhet fjalë për mbylljen e  tri kapitujve: Kapitulli 26 “Arsimi dhe kultura”; Kapitulli 25 “Kërkimi shkencor”; Kapitulli 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”.

Në mbyllje parashikohet edhe një konferencë për shtyp rreth orës 20:00./CNA





Lajmet e fundit nga