web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbyllen 3 kapituj të negociatave/ Rama njofton konferencën ndërqeveritare me BE-në

10 Korrik 2026, 17:21, Politikë CNA

Mbyllen 3 kapituj të negociatave/ Rama njofton konferencën

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapin e radhës që ndërmerr Shqipëria në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Siç bën me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, ditën e martë më datë 14 korrik do të mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare në Bruksel.

Rama thekson se kjo konferencë do të shënojë përmbylljen e tre kapitujve të negociatave. 

“SHQIPËRIA NUK NDALET

Thanë negociatat u bllokuan;

thanë Samiti i NATOS u anullua;

thanë qeveria u rrëzua;

thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA”,-shkruan Rama./CNA  





Lajmet e fundit nga