web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A do ta lërë mandatin? Deputetja: Vota mund të shkojë me opozitën

9 Korrik 2026, 21:02, Politikë CNA

A do ta lërë mandatin? Deputetja: Vota mund të shkojë me

Deputetja e larguar nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku e ftuar në emisionin “Now” është pyetur dhe për mundësinë e lënies së mandatit.

Koçeku tha se mandati është një kontratë mes saj dhe qytetarëve dhe nuk do të heqë dorë.

Ajo ka konfirmuar se mandatin e deputetit do ta mbajë deri në fund të afatit 4-vjeçar.

Sa i përket votimit në Kuvend, Koçeku tha se vota e saj mund të shkojë dhe me opozitën.

 

 

Ka ardhur kohë që gjithë ato rezeva t’i shprehin me vendime dhe veprime konkrete. Mandati i deputetit është i qytetarëve. Mes meje dhe qytetarëve nuk ka një ndërmjetësim. U qëndroj besnike e vlerave dhe parimeve që unë besoj. Nuk dorëzohet detyra, nuk mund të heq dorë nga një betim që kam bërë mbi Kushtetutë. Do e mbaj mandatin deri në përfundim. Do votoj në bazë të ligjeve, vota mund të shkojë me opozitën”, tha Koçeku.





Lajmet e fundit nga