web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Kanë të njëjtat kërkesa me ne"/ Berisha: Bashkoj zërin tim me urimin që i bënë Ramës në protestë

6 Korrik 2026, 10:37, Politikë CNA

"Kanë të njëjtat kërkesa me ne"/ Berisha: Bashkoj

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pas daljes nga SPAK-u u pyet edhe lidhur me protestat që po zhvillohen prej më shumë se një muaji para Kryeministrisë.

Berisha ritheksoi qëndrimin e tij në mbështetje të protestës, ndërsa shtoi se kërkesa e tyre janë të njëjta me ato të opozitës.

Gjithashtu përjashtoi ndërhyrjen e Partisë Demokratike në protestë. Lidhur me urimin për ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama, ai tha se i bashkohet zërit të qytetarëve.

“Bashkoj zërin tim me urimin që i bënë Ramës në protestë. Protesta ka marrë mbështetje ndërkombëtare, dhe nga partia më e fuqishme në Europë. Ne ishim në protestë, doli kjo protestë dhe ka të njëjtat kërkesa me ne, dhe ne vetëm e mbështesim plotësisht”, u shpreh Berisha. /CNA





Lajmet e fundit nga