web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liridashës”/ Berisha uron 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

4 Korrik 2026, 11:54, Politikë CNA

“Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë një urim për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Berisha shkruan se amerikanët e festojnë këtë 250-vjetor me një lavdi e krenari si asnjë komb tjetër. Më tej kryedemokrati shprehet se përgjatë 250 viteve SHBA-ja është shndërruar në vendin lider të lirisë në botë.

Bërisha shton se për shqiptarët, kombi i madh amerikan dhe qeveria e SHBA-së kanë pasur, në disa momente kyçe, një rol përcaktues në shpëtimin e Shqipërisë nga ata që donin ta fshinin nga faqja e dheut, si dhe në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot, 250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së

Të dashur miq, sot kombi i madh amerikan feston 250-vjetorin e Pavarësisë së vendit të tij.

Amerikanët e festojnë këtë 250-vjetor më të lirë, më të begatë dhe më të sigurt, por edhe me një lavdi e krenari si asnjë komb tjetër. Përgjatë këtyre 250 viteve, kombi i lirë amerikan, me gjeninë e tij krijuese, e shndërroi vendin e vet nga një ish-koloni e Mbretërisë së Bashkuar në vendin dhe kombin lider të njerëzimit në politikë, siguri, ekonomi, shkencë, arsim, shëndetësi, teknologji të lartë dhe në çdo fushë tjetër. Por, mbi të gjitha, në vendin lider të lirisë në botë.

Prandaj, ky 250-vjetor është një ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liridashës.

Për ne shqiptarët, kombi i madh amerikan dhe qeveria e SHBA-së kanë pasur, në disa momente kyçe, një rol përcaktues në historinë e lirisë së kombit tonë: në shpëtimin e Shqipërisë nga ata që donin ta fshinin nga faqja e dheut, si dhe në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Zoti i bekoftë SHBA-në, kombin dhe flamurin e tyre krenar! /CNA





Lajmet e fundit nga