web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Incidentet mes protestuesve dhe deputetëve/ Reagon Peleshi

2 Korrik 2026, 14:32, Politikë CNA

Incidentet mes protestuesve dhe deputetëve/ Reagon Peleshi

Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me incidentet e ndodhura ditën e sotme përpara Parlamentit.

Peleshi shkruan se asgjë nuk mund të justifikojë dhunën ndaj policisë apo deputetëve të Kuvendit.

Më tej, në reagimin e tij, Peleshi shprehet se kur protesta shndërrohet në dhunë cenon sigurinë dhe demokracinë.

 

Asgjë nuk mund të justifikojë dhunën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, deputetëve të Kuvendit apo institucioneve publike. Shqipëria ndërtohet mbi dialogun, respektin për ligjin dhe institucionet, jo mbi përplasjen.

E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore dhe duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Kur protesta shndërrohet në dhunë ndaj njerëzve, cenon jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe vetë vlerat mbi të cilat ndërtohet demokracia.

Solidaritet i plotë me efektivët e Policisë së Shtetit, të plagosur gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim sa më të shpejtë.

Të papranueshme sulmet ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

Asgjë e mirë nuk ndërtohet prej dhunës dhe kaosit”, shkruan Peleshi.





Lajmet e fundit nga