web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protestuesit dorëzuan në SPAK "The Albanian Files"/ Ironizon Rama: "Libri i mallkuar" hyri në histori

1 Korrik 2026, 19:00, Politikë CNA

Protestuesit dorëzuan në SPAK "The Albanian Files"/ Ironizon

Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim ironizues në rrjetet sociale lidhur me dorëzimin në SPAK të librit “The Albanian Files”.

Rama shkruan në postimin e tij se “LIBRI I MALLKUAR” hyri në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit

“LIBRI I MALLKUAR së shpejti në “Adrion”, pasi sapo hyri sot në histori si i pari libër, që trajtohet si provë krimi 80 vjet pas rënies së nazizmit dhe 35 vjet pas rënies së komunizmit”, thuhet në postimin e Ramës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Disa nga protestuesit dorëzuan paraditen e sotme në Prokurorinë e Psoaçme librin “The Albanian Files”. Një prej protestueseve tha se SPAK e ka mbajtur libirn dhe do të kenë një përgjigje në ditët në vijim. Protestuesit thanë se po përgatisin dhe një kallëzim penal ndaj kryeministrit Rama. /CNA





Lajmet e fundit nga