web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emërohet drejtori i ri i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

30 Qershor 2026, 20:03, Politikë CNA

Emërohet drejtori i ri i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Qeveria ka vendosur të emërojë këtë të martë drejtorin e ri të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP).

Mësohet se me vendim të Këshillit të Ministrave, detyrën do ta mbajë Valdrin Pjetri.

Valdrin Pjetri ka përfunduar studimet e larta në Financë-Kontabilitet dhe zotëron një master të nivelit të dytë në Lidership.

Karriera e tij në administratën publike përfshin disa funksione drejtuese. Nga viti 2010 deri në vitin 2014 ka ushtruar detyrën e administratorit pranë Ministrisë së Financave. Në periudhën 2014–2017 ka qenë drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Në vitin 2018 është emëruar drejtor i Hipotekës së Tiranës, ndërsa në vitin 2019 ka mbajtur detyrën e kryeregjistruesit dhe më pas atë të prefektit të Qarkut Shkodër.

Që prej vitit 2022 ka ushtruar funksionin e administratorit të AMI pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH)./CNA





Lajmet e fundit nga