Kur urrejtja politike godet fëmijët, kemi humbur si shoqëri
Politika është një arenë e pamëshirshme. Kush zgjedh të hyjë...

Po mbushet afro një muaj dhe protesta qytetare vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe
këmbëngulëse në kërkesat e saj. Në thelb, është një lëvizje që përfaqëson pakënaqësinë e madhe
të akumuluar prej 36 vjetësh kundër establishmentit politik që po e mban varur Shqipërinë.
Pikërisht ky thelb më fton të evokoj parashikimin vizionar të Mbretit Leka I lidhur me këtë
establishment dhe përpjekjet e tij referendare për t’i paraqitur popullit shqiptar alternativën më të
mirë, me bindjen se një mbretëri përcjell vlera si: demokracia, drejtësia, besnikëria, nderi,
përgjegjësia, rendi, urtësia në udhëheqje, bashkimi dhe mbrojtja e popullit - veti këto që i
mungojnë establishmentit politik 36 vjeçar të Shqipërisë.
Më 28 qershor 2002 Familja Mbretërore shqiptare u kthye përfundimisht në atdhe pas 63 vitesh
mërgimi të detyruar nëpër vende të ndryshme të botës me të gjitha nderimet e duhura, ashtu
sikurse e meritonte, jo thjeshtë për kontributet e jashtëzakonshme që kishte dhënë për shtetin dhe kombin shqiptar, por edhe për të ardhmen e shqiptarëve.
Megjithëse diktatura komuniste ra si regjim në pranverë të vitit 1991 dhe në Shqipëri nisi të
ngrihej një sistem demokratik, Familja Mbretërore shqiptare ende nuk lejohej të kthehej në atdhe
nga pushtetarët e kohës, me justifikimin absurd të mbajtjes në fuqi të vendimit të udhëheqjes
komuniste në Kongresin e Përmetit, të 24 majit 1944, ku i “... ndalohej Mbretit Zog dhe Familjes
Mbretërore kthimi në Shqipëri”.
Por arsyeja e vërtetë fshihej tjetërkund: personaliteti i Mbretit Leka, mund të ndryshonte shumë
gjëra në skenën politike, madje mund ta përmbyste statusquo-në e establishmentit. Dukej qartazi
qoftë në artikulimet publike të klasës politike të kohës, qoftë në frymën e përgjithshme që
sundonte e kontrollonte median. Në fillimvitet ’90-të nuk u lejua madje as veprimtaria politike e
Partisë së Legalitetit në atdhe. Aprovimi i PLL-së u bë rreth 15 muaj mbas lejimit të partive
politike në vend.
2. Sot, në distancën e kaq shumë viteve, kthimi i Familjes Mbretërore shqiptare, mund të duket si
një proces i natyrshëm e pa ndonjë ngarkesë të posaçme, por nuk ka qenë aspak e lehtë.
***
Mbreti Leka, i cili ishte larguar foshnjë dy ditësh nga Shqipëria, më 7 prill 1939 nga pushtimi
fashist dhe që gjithë jetën e tij ia kishte kushtuar atdheut e kombit. Me rënien e diktaturës, në
koordinim dhe me mbështetje nga faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë, të interesuar edhe për
të testuar demokracinë në Shqipëri, Mbreti Leka vendosi që, në momentin më të përshtatshëm, të
vinte në Atdhe.
Rast i volitshëm u konsiderua 50-vjetori jubilar i krijimit të Organizatës Kombëtare e Lëvizjes së
Legalitetit në Kongresin e Zall-Herrit, që ishte mbajtur në 21 nëntor 1993. Në këtë kuadër, ai
erdhi në Shqipëri më 19 nëntor 1993.
Lajmi i mbërritjes së Mbretit në Tiranë u përhap menjëherë në gjithë vendin. Mijëra mbretërorë,
nga të katër anët, udhëtuan për gjithë natën dhe, në orët e para të mëngjesit, do ta prisnin përpara
Hotel “Dajti” dhe përgjatë bulevardit e deri te Pallati i Kongreseve.
Por, funksionarë të lartë të SHIK-ut dhe Policisë së Shtetit, të alarmuar nga interesimi i
jashtëzakonshëm i mbretërorëve për t’u takuar me Mbretin, shkojnë në hotel dy-tre orë pas
mesnate dhe i kërkojnë largimin nga Shqipëria, për shkak të “problemeve” me “dokumentet e
udhëtimit dhe armatimeve personale”.
Mbreti Leka i I-rë, për të evituar ndonjë përplasje të mundshme mes mbretërorëve dhe policisë,
respekton “kërkesën” e zyrtarëve të shtetit dhe, në ora 08.30, del nga hoteli, niset për në Rinas
dhe largohet nga atdheu. Ishte largimi i dytë traumatik pas atij të 7 prillit 1939.
***
Në vitin 1997, në një moment shumë të vështirë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, partitë
politike, në marrëveshjen e 9 marsit 1997, për të përfituar nga kredibiliteti që kishte Mbreti nga
jugu në veri të vendit (socialistët nuk mund të shkonin në veri, ndërsa demokratët nuk mund të
shkonin në jug), lejuan “kthimin e Mbretit Leka I në atdhe”, madje edhe “zhvillimin e
referendumit për formën e regjimit”. Mbreti mbërriti në Shqipëri për herë të dytë më 12 prill
1997, po me ato dokumente udhëtimi si në 1993.
3
Referendumi u zhvillua më 29 qershor 1997, në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare. Mbreti
zhvilloi një fushatë shumë dinjitoze në mbarë vendin dhe realisht alternativa mbretërore doli
fitimtare në atë referendum. Por klasa politike e kohës, e befasuar nga rezultati surprizë, urdhëroi
KQZ-në të mos shpallte fitoren e Monarkisë dhe të zgjaste procesin e numërimit deri sa të fitonte
kohë për manipulim votash.
Të tronditur nga tjetërsimi i votave, mbështetësit e Mbretit dhe të Monarkisë vërshuan në një
tubim-proteste në sheshin “Skënderbej” dhe përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Policia
ndërhyri me armë për të shpërndarë protestuesit, duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur shumë
të tjerë. Prokuroria urdhërohet të nisë hetimet, duke e akuzuar Mbretin Leka “Për organizim e
grumbullim të manifestimit të paligjshëm për rrëzimin e rendit kushtetues dhe armëmbajtje pa
leje”.
Mbreti Leka, për të evituar konfliktet e provokacionet, detyrohet të largohet përsëri nga atdheu
më 12 korrik 1997, me premtimin se ishte i gatshëm të kthehej në momentin që do ta kërkonte
populli shqiptar.
***
Me qëllim rivendosjen e nderit dhe institucionalitetit të Mbretit, më 04.06.1998 Partia “Lëvizja e
Legalitetit” bëri të mundur hartimin dhe firmosjen e një rezolute nga kryetarët e të gjitha partive
(të djathta dhe qendrës së djathtë) opozitare parlamentare dhe joparlamentare ku, ndër të tjera, u
kërkua: “...i bëjmë thirrje Mbretit Leka I për t’u kthyer në atdhe, pasi edhe procesi gjyqësor i
ngritur ndaj tij është një farsë politike e koalicionit të majtë”.
Periudha më e favorshme për ta realizuar kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe ishin vitet
2001-2005 kur Partia “Lëvizja e Legalitetit” ishte në pikun e fuqisë së saj politike dhe me një
kredibilitet të madh në elektorat, jo thjeshtë se ishte parti parlamentare, por sidomos të
qendrimeve institucionale të mbajtura dhe kompaktësisë së grupit parlamentar. Me nismën e
grupit parlamentar të kësaj partie, në pranverën e vitit 2002, filloi përgatitja e infrastrukturës së
duhur institucionale për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe.
Pas një lobimi të fuqishëm me
drejtuesit e partive parlamentare, u arrit një marrëveshje politike ku kryetarët e 9 grupeve
parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, më 17 qershor 2002, firmosën një dokument të
përbashkët, në të cilin, ndër të tjera, shkruhej: “Duke respektuar Familjen Mbretërore Shqiptare,Jemi të bindur se respektojmë themelimin e shtetit modern shqiptar nga Mbreti Zog I. Me kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe, merr fund një padrejtësi e shkaktuar nga pushtimi
fashist dhe diktatura komuniste”.
4. Deklarata e grupeve parlamentare u shoqërua me kërkesën e 74 deputetëve firmëtarë (nga 140 që kishte Kuvendi), ku kërkohej: “Ne, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të mbështetur në
vlerësimin që kemi për historinë e Shtetit Shqiptar dhe vazhdimësinë e tij juridike, si dhe në
zhvillimet e sotme demokratike, paraqesim kërkesën tonë që Nëna Mbretëreshë Geraldina dhe
Familja Mbretërore Shqiptare të vijnë e të jetojnë përgjithmonë në Shqipëri”.
Kështu u arrit që Mbreti Leka dhe e gjithë Familja Mbretërore të kthehet në Shqipëri më 28
qershor 2002. Që në orët e para të mëngjesit, kishin ardhur në Tiranë me mijëra legalistë dhe
qytetarë të ndryshëm nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe trevat shqitare, të cilët e pritën ardhjen e tretë të Mbretit dhe Familjes Mbretërore në Rinas si një festë kombëtare.
Mbreti Leka, sapo zbriti në Rinas, u shpreh për mediat e shumta: “Dua të falënderoj popullin
shqiptar, shtetin shqiptar që na dha këtë rast me u kthye në atdheun tonë”.
Kështu, pas 63 vitesh mërgimi të detyruar nëpër vende të ndryshme të botës, Familja Mbretërore
shqiptare u kthye përfundimisht në atdhe me të gjitha nderimet e duhura, ashtu sikurse e
meritonte, si për kontributet e jashtëzakonshme që kishte dhënë për shtetin dhe kombin shqiptar,
ashtu edhe si një alternativë e besueshme për të ardhmen e shqiptarëve.
Edhe pse kanë kaluar shumë vite, në cilësinë time si ish-deputet e kryetar grupi, por edhe si ish-
kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit, gjej rastin të rifalenderoj të gjithë deputetët firmëtarë për
atë akt politik dhe njerëzor, ashtu si edhe të gjithë përkrahësit dhe mbështetësit e Mbretërisë për
mbajtjen gjallë të idealit mbretëror dhe për pritjen madhështore që i bënë Mbretit Leka i I-rë.
Ishte një sagë përpjekjesh fisnike të të gjithë aktorëve të lidhur me Monarkinë, të vetë Mbretit në
radhë të parë, për të qenë pranë kombit shqiptar dhe për t’i prezantuar popullit shqiptar një
alternativë që e kishte provuar veten dhe të cilën populli shqiptar e çmon lartë edhe sot pas afro
një shekulli.
Politika është një arenë e pamëshirshme. Kush zgjedh të hyjë...
Protesta e shqiponjave të Lirisë të Kryeqytetit u ka dhënë o...
Është hera e tretë që po shoh në Netflix “House of Cards”, n...
"Albanian Files” është një libër që parashikon se Shqipëri...
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Gjetja apo sajimi, e më pas edhe përdorimi publik i një ki...
Nuk ka asnjë përgjigje zyrtare për pyetjen e thjeshtë: pse...
Protesta e 4 Korrikut, e shpallur si “mbarëkombëtare”, po ...
Po bëj një imitim të një letre historike të titulluar: “Ga...
Në një vend ku Kryeministri ka ngritur narkoshtet dhe i ka...
AGJENTI I IRANIT DHE KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË Ja pra, më...
Në politikë, por jo vetëm, është bërë zakon që arroganca t...
Sot motra ime mori pensionin e muajit, një pension invalid...
Edi Rama nuk po rreket të fitojë ndaj protestës, por ndaj ...
Le ta themi troç, sepse shqiptarët janë lodhur nga analiza...
Nuk e mohoj që si pjesëmarrës në Lëvizjen Studentore ’90 t...
Çdo lëvizje e madhe qytetare zhvillon dy beteja paralele. ...
Kur donte të spikaste si patriot e atdhedashës i flaktë, E...
Në filozofinë politike, por edhe në mendimin islam, gjejmë...
Përpara se të anatemohet prania e një apo dhjetëra shqipta...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...