web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Temperatura ekstreme në Gjermani/ Aeroporti i Frankfurtit kthehet në “saunë”, pasagjerët në vështirësi

28 Qershor 2026, 22:34, Sociale CNA

Temperatura ekstreme në Gjermani/ Aeroporti i Frankfurtit kthehet në

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton probleme serioze edhe në Gjermani, ku temperaturat kanë tejkaluar shifrat normale. 

Në Frankfurt, termometri shënoi rreth 37 deri në 41 gradë Celsius në orët e pikut, ndërsa situata u bë veçanërisht e vështirë në aeroportin ndërkombëtar të qytetit.

Temperatura ekstreme në Gjermani/ Aeroporti i Frankfurtit kthehet në
Temperaturat sot në Frankfurt

Pamjet e mbërritura mbrëmjen e kësaj të diele në CNA nga Aeroporti i Frankfurtit tregojnë pasagjerë të përballur me temperatura të larta brenda terminaleve, ku, sipas raportimeve, mungesa e kondicionimit e ka bërë qëndrimin thuajse të padurueshëm.

Udhëtarët janë parë duke kërkuar mënyra për t'u freskuar, ndërsa ambientet e mbushura me pasagjerë kanë shtuar ndjesinë e vapës.

Mungesa e sistemeve funksionale të kondicionimit ka nxjerrë në pah vështirësitë e Gjermanisë për t'u përballur me valën ekstreme të të nxehtit, ku në disa zona temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Temperatura ekstreme në Gjermani/ Aeroporti i Frankfurtit kthehet në

Situata në Aeroportin e Frankfurtit ka shkaktuar habi, pasi është e pazakontë që një nga aeroportet më të mëdha dhe më të rëndësishme në botë të përballet me kushte të tilla gjatë kulmit të sezonit të udhëtimeve.

Temperatura ekstreme në Gjermani/ Aeroporti i Frankfurtit kthehet në

Për kontrast, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës në Rinas ofron kushte normale në këto temperatura, duke bërë që shumë udhëtarë ta krahasojnë përvojën në Frankfurt më tepër me një "saunë" sesa me një terminal modern aeroporti.

Kjo është një situatë e rrallë, ku një vend si Gjermania po përballet me kushte që zakonisht lidhen me rajone me klimë më të nxehtë. Autoritetet gjermane vijojnë të mbajnë në fuqi paralajmërimet për temperaturat ekstreme, ndërsa vala e të nxehtit pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim./CNA 





Lajmet e fundit nga