web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

IGJEUM paralajmëron: Temperaturat në Shqipëri arrijnë në 40 gradë Celsius

28 Qershor 2026, 16:30, Sociale CNA

IGJEUM paralajmëron: Temperaturat në Shqipëri arrijnë

Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidhur me kushtet meteorologjike të vendit.

Sipas të dhënave, nga e hëna do të shënohet një rritje e ndjeshme e temperaturave maksimale, që në vendet e ulëta do të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Po ashtu rritja e temperaturave do të ndjehet edhe në bregdet dhe zonat malore, respektivisht në 34-36 gradë.

RESHJET

Sot pasdite (e diel, datë 28) dhe nesër (e hënë, datë 29) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURA

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 36 °C

në vendet e ulëta: 22 / 40 °C

në vendet malore: 16 / 34 °C

ERA

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare./CNA

IGJEUM paralajmëron: Temperaturat në Shqipëri arrijnë

 





Lajmet e fundit nga