web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhunuan një kliente dhe një punonjës policie/ Arrestohet pronarët e një dyqani në Tiranë

28 Qershor 2026, 11:32, Kronika CNA

Dhunuan një kliente dhe një punonjës policie/ Arrestohet

Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë janë arrestuar pasi mbajtën të mbyllur në subjekt një kliente dhe ushtruan dhunë fizike ndaj saj.

Në pranga janë vënë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, ata kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, ndërsa 41-vjeçarja dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Kanosën, privuan lirinë e një klienteje dhe kundërshtuan e goditën punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës, vihen në pranga 2 shtetas, pronarë të një dyqani.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 63 vjeç, dhe E. H., 41 vjeçe, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, ndërsa shtetasja E. H. dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga