web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Procedim penal për 11 protestues/ Policia e Tiranës jep detaje

25 Qershor 2026, 18:49, Kronika CNA

Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe proceduar penalisht 11 shtetas, të dyshuar të përfshirë në veprime që cenojnë rendin dhe qetësinë publike.

Konkretisht, u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtetasit: D. G., 50-vjeç, I. D., 55-vjeç, E. E., 32-vjeç, E. B., 29-vjeç, V. D., 30-vjeç, E. Z., 26-vjeç, Xh. P., 27-vjeç, B. K., 36-vjeç, D. B., 32-vjeç, Sh. B., 34-vjeç dhe I. M., 28-vjeç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme prej atyre të njoftuara zyrtarisht, konkretisht në: kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”; kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës; si dhe në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.

Si pasojë, në këto akse me fluks të lartë lëvizjeje të automjeteve dhe qytetarëve, është penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./CNA





Lajmet e fundit nga