“Qeveria e kapur në befasi”/ Lutfi Dervishi: Rama e kuptoi “termetin”, ndihet nën rrethim
Gazetari Lutfi Dervishi deklaroi sot se qeveria shqiptare ...
Gazetari Lutfi Dervishi deklaroi sot se qeveria shqiptare ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më 25 qershor një vizitë triditore në Gjirin Persik, me mesazhe për t’i qetësuar aleatët e Uashingtonit në rajon, duke ritheksuar synimin për ta ndjekur rrugën e diplomacisë me Iranin dhe duke këmbëngulur për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Duke folur pas një takimi ministror të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në Bahrejn, ai u përpoq t’i zbusë shqetësimet mbi kornizën e marrëveshjes SHBA–Iran, duke theksuar se partnerët rajonalë do të njoftohen “në çdo hap të procesit” të bisedimeve.
Kjo vizitë, e para për të në Gjirin Persik qëkurse u nënshkrua marrëveshja e përkohshme SHBA–Iran javën e kaluar, vuri në pah si brishtësinë e procesit të paqes në zhvillim, ashtu edhe shqetësimet e aleatëve arabë që ende janë të tronditur nga sulmet iraniane gjatë konfliktit.
“Është e rëndësishme t’i theksojmë disa gjëra që janë prioritet për ne. Ne duam një marrëveshje, por jo me çdo çmim. Ne duam një marrëveshje të mirë”, tha ai gjatë takimit të GCC - i cili përfshin Bahrejnin, Kuvajtin, Omanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Ne duam të sigurohemi se çdo vendim që merret gjatë këtij procesi negociues t’i përfshijë gjithmonë interesat e partnerëve dhe aleatëve tanë në rajon”, tha Marco Rubio.
Mesazhi kryesor i turneut të Rubios ishte sigurimi: çdo mirëkuptim përfundimtar me Teheranin do të duhej të trajtonte jo vetëm çështjet bërthamore, por edhe rrjetin e përfaqësuesve të Iranit, aktivitetin e raketave balistike dhe kërcënimet detare.
Duke folur për gazetarët në Manama, Rubio tha se mbështetja e Iranit për grupe të armatosura në rajon duhet të adresohet në bisedimet e gjera.
“Kur ju jepni para, për shembull, për Hezbollahun për të vepruar si rival i qeverisë sovrane të Libanit, ju ndërhyni në politikën e tyre. Kur mbështesni milici në Irak, ju ndërhyni në Irak. Kur mbështesni Hamasin ose huthët, ose këdo tjetër, ju ndërhyni në sovranitetin e këtyre vendeve”, tha Rubio.
Ai shtoi: “Nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në këtë rajon për sa kohë që aktorë joshtetërorë veprojnë brenda kufijve të shteteve sovrane dhe financohen nga Irani”.
Duke e thënë këtë ai adresoi ndër druajtjet kryesore të shteteve të Gjirit: se Uashingtoni mund të arrijë një marrëveshje të ngushtë bërthamore, duke i lënë ato të ekspozuara ndaj luftës së ripërtërirë të grupeve të armatosura.
Memorandumi i mirëkuptimit (MOU) i nënshkruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij iranian, Masud Pezeshkian, nuk përmend grupet e armatosura si huthët në Jemen apo Hezbollahun në Liban. Nuk e përmend as programin e raketave balistike të Iranit.
Nëse kishte një çështje që Rubio e theksoi mbi të gjitha gjatë turneut, ajo ishte Ngushtica e Hormuzit.
“Një gjë që u bë shumë e qartë është se nuk ka asnjë mbështetje, zero mbështetje mes vendeve të Gjirit për çdo lloj takse apo tarife për përdorimin e ujërave ndërkombëtare”, tha Rubio.
Ai e ashpërsoi paralajmërimin më vonë: “Nëse po vendosni taksë për përdorimin e ngushticës, ne nuk do ta mbështesim, nuk do ta tolerojmë, nuk do ta lejojmë”.
Rubio përsëriti refuzimin për të bërë dallim mes “tarifave” dhe “taksave”.
“Mund ta quani tarifë, mund ta quani taksë, quajeni si të doni. Nëse po vendosni tarifë për përdorimin e ngushticës, ne nuk do ta mbështesim”, theksoi ai.
MOU përcakton se Irani do të bëjë “përpjekjet më të mira” për të siguruar kalim pa tarifa për “vetëm 60 ditë”, në pritje të një marrëveshjeje përfundimtare.
Prej se u nënshkrua, zyrtarët iranianë kanë deklaruar vazhdimisht se Irani do të vendosë “tarifa shërbimi” për kalimin e anijeve. Përpjekjet për të afirmuar kontrollin iranian mbi ngushticën vazhduan më 25 qershor, pasi Garda Revolucionare e Iranit theksoi se anijet mund të kalojnë vetëm nëpër ujërat iraniane, jo përmes rrugës jugore në ujërat e Omanit, për të cilën Uashingtoni ka bërë thirrje të përdoret për transportin detar.
Kërcënimi i nënkuptuar ndaj transportit detar u hodh poshtë nga Rubio, i cili tha se Uashingtoni do ta gjykonte Iranin jo nga retorika e tij, por nga fakti nëse transporti vazhdon pa ndërprerje.
“Ajo që na intereson është nëse anijet po lëvizin”, tha Rubio. “Nëse anijet po lëvizin siç duhet, atëherë këtë do ta marrim si kriter”.
Por, ai shtoi një paralajmërim: “Nëse kjo ndalet, atëherë do të kemi një problem”.
Deri tani, transporti detar është rritur ndjeshëm qëkurse u nënshkrua MOU, edhe pse mbetet ende shumë më poshtë niveleve të para luftës.
Kompania e inteligjencës së mallrave Kpler vuri në dukje 70 kalime në të dy drejtimet më 24 qershor, shifra më e lartë që nga 1 marsi. Po atë ditë, kompania e inteligjencës detare Windward raportoi një rritje prej 48 për qind në trafikun përmes ngushticës.
Retorika e Rubios ndaj Iranit mbeti e ashpër edhe pse diplomacia po avancon.
I pyetur nga Radio Evropa e Lirë se çfarë do të bënte Uashingtoni nëse Irani i hedh poshtë kushtet amerikane për Hormuzin ose kufizimet bërthamore, Rubio theksoi se administrata mbetet e përkushtuar ndaj negociatave.
Por, ai e shoqëroi këtë me një paralajmërim: “Nëse nuk funksionon, presidenti i di opsionet e tij”./REL
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë të s...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...