web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Braktisja e fshatrave/ Kriza ekonomike nxit largimet masive

28 Qershor 2026, 10:36, Sociale CNA

Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demografike të dekadave të fundit. Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave, të theksuara edhe në matjet e fundit të censit, tregojnë një rënie drastike të numrit të banorëve jashtë qendrave urbane. Qindra shtëpi kanë mbetur të kyçura, ndërsa tokat bujqësore po lihen djerrë.

Sipas raporteve të INSTAT dhe anketave demografike, largimi i njerëzve nga këto zona nuk është një fenomen i rastësishëm, por një lëvizje e detyruar nga kushtet e jetesës.

Shkaku kryesor i kësaj braktisjeje mbetet ekonomia. Mungesa e mundësive të qëndrueshme për punësim dhe të ardhurat e papërshtatshme nga sektori i bujqësisë i kanë shtyrë banorët, të kërkojnë një standard më të mirë në qytetet e mëdha ose jashtë vendit.

Një tjetër faktor thelbësor i evidentuar në analizat e institucioneve zyrtare është infrastruktura e mangët dhe pamjaftueshmëria e shërbimeve jetësore.

Njerëzit po braktisin fshatin sepse përballen me vështirësi të përditshme në aksesin ndaj qendrave shëndetësore dhe institucioneve arsimore cilësore për fëmijët. Rrjeti i amortizuar rrugor në disa prej njësive administrative të thella e rëndon edhe më shumë izolimin e këtyre komuniteteve.

Të dhënat konfirmojnë dy drejtime kryesore të kësaj lëvizjeje, migrimin e brendshëm drejt kryeqytetit dhe zonës qendrore të vendit, si dhe emigracionin e jashtëm drejt shteteve të Bashkimit Europian.

Pasojat e këtij trendi janë tashmë të prekshme. Periferitë po kthehen me shpejtësi në vendbanime të një popullsie të moshuar, një situatë që rrezikon jo vetëm trashëgiminë dhe strukturën sociale të tyre, por jep një goditje të drejtpërdrejtë edhe për prodhimin bujqësor, një nga sektorët më jetikë të ekonomisë kombëtare. /CNA





Lajmet e fundit nga