Pogradeci, kryeqendra e kinemasë ballkanike/ Çelet edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
Kinemaja ballkanike zbret sërish në Pogradec. Qyteti liqen...
Në një nga qytetet më frymëzuese të Shqipërisë, aty ku ngjyrat e natyrës takohen me kaltërsinë e liqenit, Pogradeci është kthyer në një hapësirë dialogu mes artit dhe peizazhit. “Lin in Aqua” ka sjellë për të dytin vit radhazi një ekspozitë ndërkombëtare të bojërave të ujit, duke bashkuar në një galeri të vetme 15 artistë nga vende të ndryshme të botës.
Përmes teknikës delikate të akuarelit, artistët kanë sjellë interpretimet e tyre mbi natyrën, dritën dhe emocionet që përcjell peizazhi. Nga Ukraina, Lituania, Spanja, Italia e më gjerë, krijuesit kanë zgjedhur Pogradecin si një burim frymëzimi, ku uji, liqeni dhe atmosfera e qytetit shërbejnë si elementët kryesorë të veprave të tyre.

Ekspozita “Lin in Aqua”, e cila merr emrin nga një prej perlave natyrore të zonës, fshati Lin, nuk është vetëm një prezantim veprash artistike, por edhe një mundësi për të sjellë në Shqipëri eksperiencën dhe traditën e eventeve më të rëndësishme ndërkombëtare të artit të bojërave të ujit. Për disa ditë, Pogradeci është shndërruar në një pikëtakim të artistëve, kulturave dhe historive të ndryshme, ku përmes ngjyrave përcillet bukuria e natyrës dhe emocionet njerëzore.
"Kjo ekspozitë është ekspozita e dytë që organizohet në Pogradec, quhet ‘Lin in Aqua’ dhe i kemi vënë emrin e një nga bukurive të Pogradecit, nga Lini. Është një ekspozitë shumë interesante, e cila vjen në vazhdimësi të shumë bashkëpunimeve me të gjithë artistët e botës. Ne kemi sjellë një përfaqësi të cilën e sjellim çdo vit. Këtë vit kemi 15 artistë nga e gjithë bota. Ndër ta janë edhe organizatorë të eventeve më të mëdha të artit të bojërave të ujit në botë, në Itali. Artistët që marrin pjesë këtu janë të një cilësie të rrallë. Arsyeja që e kemi bërë Pogradecin është sepse është uji, edhe ngado që të shkosh është uji. Bojërat e ujit janë të varura nga uji, nga lëvrueshmëria dhe nga bukuria e Pogradecit. Të gjithë janë të mahnitur. Shumica nuk kanë ardhur asnjëherë në Shqipëri. Kemi artistë nga Ukraina, Lituania, Spanja, Italia dhe vende të tjera. Është një miks shumë interesant”, shprehet organizatori Armand Xhika.
Përtej ekspozimit të veprave të tyre, artistët pjesëmarrës do të jenë pjesë edhe e një tradite të njohur në botën e artit: pikturimit live në ambientet e galerisë, duke krijuar një komunikim të drejtpërdrejtë me publikun.

“Qëllimi ynë si organizatorë ka qenë që, duke pasur parasysh përvojën shumëvjeçare si artistë, si pjesëmarrës dhe organizatorë jashtë Shqipërisë, ta sjellim këtë përvojë këtu dhe t’ia ofrojmë publikut këtë lloj aktiviteti, këtë nivel. Përveç lidhjeve profesionale, zhvillohen edhe lidhje miqësore me artistët, të cilët duan të njohin kulturën dhe traditën e vendeve që vizitojnë”, tha organizatori Foti Kllogjeri.
Në qendër të punimeve është peizazhi, i interpretuar përmes këndvështrimit personal të secilit artist. Ngjyrat, drita dhe natyra marrin forma të ndryshme në varësi të përvojës dhe ndjeshmërisë së krijuesit.
“Motivi është një motiv i thjeshtë, landscape, peizazh, i cili është një lloj natyralizmi, por në një farë mase i interpretuar. Është natyralizëm që buron nga dëshira e artistit për ta ndryshuar, për t’i shtuar apo hequr elementë dhe për ta sjellë në mënyrën e tij”, shton Kllogjeri.
Për piktoren ukrainase Victoria Grigorieva, pjesëmarrja në këtë ekspozitë është një përvojë e veçantë, jo vetëm për shkak të artit, por edhe për emocionin që përcjell një vend i ri dhe një atmosferë paqeje.
“Ky është një vend i mrekullueshëm, një ekspozitë e mrekullueshme dhe jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse ndaj organizatorëve që më ftuan në këtë festival. Ka shumë gëzim, shumë art, dhe ne bisedojmë, buzëqeshim, pikturojmë së bashku dhe shohim këtë natyrë të bukur. Është hera ime e parë në Pogradec dhe jam shumë e impresionuar nga ky vend”, thotë Grigorieva.
Piktura e saj e fundit është frymëzuar nga drita, deti dhe nevoja për qetësi, një mesazh i fortë që vjen nga një artiste që jeton realitetin e luftës në Ukrainë.
“Unë e dashuroj bregdetin dhe më pëlqen të shoh shkëlqimin e diellit dhe lindjen e tij. Kjo është një pjesë e shpirtit tim, paqja ime. Siç e dini, ne kemi luftë tani dhe kemi nevojë të kemi pak paqe brenda vetes dhe ta hedhim atë në letër për t’u ndjerë më mirë. Pasi pashë këtë vend të mrekullueshëm, mendoj se do të kthehem”, shton ajo.
Ekspozita “Lin in Aqua” do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 12 korrik, ndërsa aktivitetet artistike do të vijojnë me punime të drejtpërdrejta nga krijuesit, duke e kthyer Pogradecin për disa ditë në një pikë takimi të artit ndërkombëtar të bojërave të ujit. /CNA
Kinemaja ballkanike zbret sërish në Pogradec. Qyteti liqen...
Një udhëtim në kohë, përmes fotografive të realizuara më s...
Pogradeci u kthye këtë të diel në një arenë të madhe sport...
Për dy net me radhë, në Leskovik dhe Ersekë është mbajtur ...
Festivali ndërkombëtar "Shpirti i Ballkanit", i cili këtë ...
Në zemër të një prej zonave më karakteristike të Korçës, n...
Korça është kthyer këto ditë në qendrën e folklorit ballka...
Ditën e sotme është mbajtur një takim mes zyrtarëve vendor...
Plazhet publike në Pogradec janë sërish në qendër të debat...
Në brigjet e liqenit të Prespës, mes maleve, fshatrave kar...
Korça mirëpriti të premten ditën e parë të edicionit të ka...
CNA TV udhëton drejt Devollit, një prej zonave më të veçan...
Para gjysmë shekulli ndanë bankat e shkollës dhe nisën rru...
Pogradeci ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me ak...
Në juglindjen e Shqipërisë, aty ku kufijtë bashkojnë kultu...
Himara zemra e rivierës shqiptare u shndërrua në epiqendrë...
Korça mirëpriti për herë të parë Orkestrën e Filarmonisë s...
Në kuadër të Ditës së Romanitetit Ballkanik, që shënohet ç...
Maliqi e ka zanafillën e zhvillimit të tij në nëntor të vi...
Një traditë e trashëguar ndër vite vazhdon të mbledhë dhje...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...