Ilir Xhakolli tregon Pogradecin/ Në perlat e qytetit liqenor
Qyteti i Pogradecit vijon të mbetet një ndër destinacionet...
Një traditë e trashëguar ndër vite vazhdon të mbledhë dhjetëra pasionantë të pëllumbave sportivë në qarkun e Korçës. Shoqata e krijuar në vitin 2003 po zhvillon garat e saj në rang kombëtar, duke tërhequr pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të vendit dhe duke e kthyer këtë pasion në një aktivitet të mirëorganizuar.
Kreu i shoqatës, Olgert Kafazi, tregon se dashuria për këtë sport është trashëguar brez pas brezi, ndërsa prej katër vitesh garat zhvillohen në rang kombëtar.
“Kjo shoqatë është krijuar në vitin 2003 nga themeluesit e kësaj shoqate që sot janë në moshë madhore dhe ne na i kanë trashëguar si kulturë dhe ne ecim përpara. Unë kam 16 vjet që merrem me garat e pëllumbave, por këto 4 vitet e fundit ka filluar të luhet në rang Shqipërie ku marrin pjesë të gjitha shoqatat, që nga Vlora, Tirana, Korça dhe me radhë”, u shpreh kreu i Shoqatës.
Garimi ndahet në tre etapa, distanca të shkurtra, të mesme dhe të gjata. Çdo pëllumb pajiset me një çip identifikues dhe renditja përcaktohet përmes një programi kompjuterik që regjistron mbërritjen në kohë reale.
“Pëllumbat kualifikohen dhe skualifikohen nga programi kompjuterik me anë të një çipi që ka çdo pëllumb me kod dhe në momentin që ky pëllumb mbërrin në fole bëhet dërgesa online”, tha Kafazi.
Në garën e fundit nga qarku i Korçës janë nisur rreth 450 pëllumba, ndërsa itinerari këtë herë ishte Prishtina, në një distancë prej afro 240 kilometrash.
“Është gara e tretë që bëjmë. Kemi filluar nga 130 kilometra dhe tani jemi në Prishtinë që afërsisht është rreth 240 kilometra. Pëllumbat lëshohen në mëngjes rreth orës 7:30-08:00. Për 2 orë e 30 minuta pëllumbat duhet të vijnë në destinacion”, u shpreh ai.
Për veteranët e këtij sporti, si çështë Seladin Mema, pasioni mbetet i pandryshuar edhe pas dekadash.
“Me pëllumbat kam 60 vjet që merrem, që fëmijë. I kam pasur pasion, i kam qejf, i trajtojmë siç duhet. Kam mbajtur pëllumba të thjeshtë, ndërsa tani i kam sportivë, pëllumba gare, kanë një adrenalinë të paparë”, u shpreh Mema.
Pas 15 vitesh emigrim në Shtetet e Bashkuara, Mema u rikthye në Shqipëri për të rinisur nga e para këtë pasion.
“Kam qenë në Amerikë për 15 vjet, tani u ktheva dhe fillova prapë nga e para. Kam plot kupa. Tani kam 60 pëllumba sportive”, shtoi ai.
Edhe në Pogradec interesi për këtë aktivitet po rritet, sidomos mes të rinjve. Sotiraq Vesho tregon se puna për përgatitjen e pëllumbave nis që në muajt e parë të jetës së tyre.
“Ne jemi nga Pogradeci. Sa më shumë të jemi aq më bukur bëhet. Ka dhe shumë të rinj që bashkohen, tani po mundohemi të bëjmë uljen e kostove. Zogjtë e vegjël që nxjerrim në muajin dhjetor, marrim unazat identifikuese d he fillojmë i rrisim. Kur bëhen 3 muaj, i stërvitim që në fillim në kilometra të vegjël dhe vazhdojmë duke i shtuar”, u shpreh Vesho.
Megjithatë, krahas pasionit, anëtarët e shoqatës përballen edhe me vështirësi.
“Problematikat që kemi hasur janë të shumta, që nga momenti që i çojmë pëllumbat në kufi, ku shteti nuk na ka dhënë favorizimet e duhura sa i përket procedurave, por problemi më i madh janë gjuetarët. Na kanë ardhur dhe me saçma në trup, ndaj do të bëja apel që të mos ndodhë më”, u shpreh kreu i shoqatës, Olgert Kafazi.
Përmes këtij aktiviteti, dashamirësit e pëllumbave sportivë synojnë të ruajnë një traditë të hershme dhe ta zhvillojnë më tej këtë sport në të gjithë vendin. /CNA
Qyteti i Pogradecit vijon të mbetet një ndër destinacionet...
Bashkia e Maliqit ka zgjedhur të çelë sezonin turistik në ...
Një platformë e re digjitale e krijuar në Korçë synon të n...
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, të rinjtë e Pogradecit k...
Sportet ekstreme në Korçë duket se po njohin një zhvillim ...
Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe art u përjetua në sal...
Pas suksesit në Pogradec, komedia “Dy dashuri dhe një vesh...
Një histori njerëzore, e mbushur me emocione, humor dhe re...
Në ambientet e Teatrit "Andon Zako Çajupi" në Korçë u mbaj...
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, fryma e solidaritetit dh...
Në kuadër të festimeve të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në ...
Gjithëpërfshirja e nxënësve në arsim mbetet ende një nga s...
Në një prej zonave më të populluara të qytetit të Shkodrës...
Në një rrugicë të qetë, mes aromës së gjalpit të freskët d...
Programi “Garancia Rinore”, i zbatuar prej tri vitesh nga ...
Në një nga periudhat më të errëta për mbarë botën, kur pan...
Ndikimi gjithnjë në rritje i gjuhëve të huaja, si edhe për...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua aktivitet...
Punimet e dorës, trashëgimia dhe pasioni janë themelet mbi...
Fshati piktoresk i Sinicës, në zonën e Devollit të Sipërm,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...