Eurostat: 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat, pushimet, apo blerjen e rrobave të reja
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Bashkia e Maliqit ka zgjedhur të çelë sezonin turistik në 1 maj, me një aktivitet të veçantë në një prej pikave më të frekuentuara të zonës, Pyllin e Fazanëve. Qindra qytetarë, familjarë dhe fëmijë i janë bashkuar festës në natyrë, duke e kthyer këtë hapësirë në një qendër argëtimi dhe relaksi. Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, u shpreh se kjo zonë mbetet një ndër atraksionet më të vizituara gjatë gjithë vitit, jo vetëm nga banorët e rajonit të Korçës, por edhe nga turistë nga e gjithë Shqipëria.
“Sot është një ditë pushimi që përkon edhe me fillimin e sezonit turistik të Maliqit dhe ne jemi këtu në Pyllin e Fazanëve një nga atraksionet tona më të vizitueshme, jo vetëm në ditë pushimi, jo vetëm në fundjavë, por dhe në ditë të zakonshme. Këtu vijnë qytetarë, banorë të të gjithë rajonit të Korçës, por ose të mos themi nga gjithë Shqipëria, pasi kemi të bëjmë me një atraksion të vizitueshëm, por edhe funksional për gjithë vitin. Janë rreth 50 ha tokë të cilat janë të pyllëzuara në të gjithë sipërfaqen e tyre me kafshë të cilat janë identike për këtë zonë, kaprolli, fazani, por edhe kafshë të tjera, të cilat tashmë janë shtuar. Çdo vit sa vijnë dhe shtohen qytetarët të cilët e vizitojnë e sot është një ditë e veçantë për të cilën ne vijmë për të parë edhe si pushtet lokal për të marrë ndoshta dhe ankesa e sugjerime për një zonë, e cila ka nevojë për ndërhyrje dhe rikompozim e ndryshimet ligjore që ka pësuar edhe ligji për zonat e mbrojtura të shpresojmë që bashkërisht me AKZM të kthejmë këtë në një risi edhe më të gjerë për t'u shërbyer qytetarëve me më shumë elementë funksionalë”, u shpreh Topçiu.
Aktiviteti u shoqërua me muzikë të lehtë shqiptare, aktivitete për fëmijë dhe lojëra në natyrë, duke krijuar një atmosferë festive për të gjitha grupmoshat. Drejtoresha e Pallatit të Kulturës “Dhimitër Orgocka”, Dhora Dajko, tha se zgjedhja e kësaj zone për çeljen e sezonit nuk është rastësore, pasi ajo ofron një kombinim të veçantë të natyrës dhe aktiviteteve kulturore.
“Pylli i Fazanëve është një nga pikat më të veçanta që Bashkia e Maliqit ka dhe jo më kot ne e kemi zgjedhur këtë pikë turistike si pikën për të çelur sezonin turistik. Shumë fëmijë, të rinj, të reja, prindër kanë zgjedhur të jenë këtu me ne. Ne kemi menduar që muzika të jetë muzikë e lehtë shqiptare që i shkon shumë për shtat edhe natyrës edhe cicërimës së zogjve edhe ajrit të pastër. Kemi edhe 3 stacione për fëmijët, stacioni i pikturës në telajo, stacioni i pikturës për fëmijët më të vegjël që të përfshihen dhe të jenë nën vëzhgimin e më të rriturve për të vizatuar dhe do të kemi më vonë edhe lojëra lëvizore apo lojëra popullore të mbikëqyrura sigurisht nga stafi i Qendrës së Kulturës. Shumë faleminderit të gjithë njerëzve që kanë zgjedhur pikën Pylli i Fazanëve për të kaluar këtë ditë të veçantë e cila është dita e punëtorëve. 1 maji është një ditë që u përkushtohet të gjithë njerëzve të punës. Gëzuar për të gjithë ata që jetën e tyre ia kanë përkushtuar punës”, tha Dajko.
Fëmijët dhe të rinjtë ishin ndër më aktivët, duke marrë pjesë në stacione të ndryshme kreative si piktura në telajo dhe lojëra të organizuara.
“Është hera e parë që unë pikturoj në telajo, është një ditë shumë e bukur. Sot aktiviteti është shumë i bukur dhe argëtues për fëmijë të ndryshëm që vijnë të luajnë këtu. Ne po nisim të pikturojmë në telajo një pikturë me lule të bukura që simbolizojnë pranverën”, u shpreh një nga fëmijët.
“Sot është hera e parë që vij dhe pikturoj në telajo, në natyrë është shumë bukur, të hap mendjen, të jep frymëzim shumë të madh dhe ne kemi pikturuar me shokët dhe shoqet këtu bashkë. Jemi shumë të lumtur, po ia kalojmë shumë mirë bashkë. Është shumë bukur, më pëlqen shumë i gjithë ky organizim, të gjithë po pikturojnë, po luajnë. Është shumë bukur”, tha një tjetër.
Atmosfera festive në Pyllin e Fazanëve këtë 1 maj shënoi jo vetëm një ditë pushimi të kaluar ndryshe për qindra qytetarë, por edhe një nisje premtuese të sezonit turistik për Bashkinë e Maliqit. Në një hapësirë ku natyra, ajri i pastër dhe aktivitetet kulturore ndërthuren natyrshëm, ky destinacion vijon të mbetet një pikë tërheqëse për vizitorë të të gjitha moshave. Rritja e numrit të vizitorëve nga viti në vit dhe interesi i lartë i familjeve, fëmijëve dhe të rinjve, e vendos Pyllin e Fazanëve në hartën e destinacioneve që premtojnë zhvillim të mëtejshëm turistik. /CNA
Një platformë e re digjitale e krijuar në Korçë synon të n...
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, të rinjtë e Pogradecit k...
Sportet ekstreme në Korçë duket se po njohin një zhvillim ...
Një mbrëmje e mbushur me emocion dhe art u përjetua në sal...
Pas suksesit në Pogradec, komedia “Dy dashuri dhe një vesh...
Një histori njerëzore, e mbushur me emocione, humor dhe re...
Në ambientet e Teatrit "Andon Zako Çajupi" në Korçë u mbaj...
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, fryma e solidaritetit dh...
Në kuadër të festimeve të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në ...
Gjithëpërfshirja e nxënësve në arsim mbetet ende një nga s...
Në një prej zonave më të populluara të qytetit të Shkodrës...
Në një rrugicë të qetë, mes aromës së gjalpit të freskët d...
Programi “Garancia Rinore”, i zbatuar prej tri vitesh nga ...
Në një nga periudhat më të errëta për mbarë botën, kur pan...
Ndikimi gjithnjë në rritje i gjuhëve të huaja, si edhe për...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua aktivitet...
Punimet e dorës, trashëgimia dhe pasioni janë themelet mbi...
Fshati piktoresk i Sinicës, në zonën e Devollit të Sipërm,...
Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash ...
Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...