Zhvillohet sot protesta e 49-të kundër qeverisë
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...
Këtë të shtunë po zhvillohet protesta qytetare e 49-të...
Në kuadër të festimeve të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, në Muzeun e Shkollës së Parë Shqipe në Korçë, u çel ekspozita me temë “Shqipëria, atdhe i dashur”, e cila u kushtohet këngëve patriotike dhe figurave që kanë kontribuuar në përhapjen e arsimit dhe identitetit kombëtar shqiptar.
Ekspozita sjell për publikun autorë të njohur të këngëve patriotike si Asdreni, Kol Tomori, Thanas Floqi dhe Parashqevi Qiriazi, të cilët përmes krijimtarisë së tyre kanë lënë gjurmë në historinë e arsimit dhe kulturës shqiptare.
Në këtë ekspozitë janë vendosur portrete të autorëve, si dhe tekstet e këngëve që lidhen me dashurinë për atdheun dhe përhapjen e gjuhës shqipe.
Sipas drejtoreshës së muzeut të artit mesjetar, Fjoralba Prifti, qëllimi i kësaj ekspozite është që brezat e rinj të njohin autorët dhe historinë e këngëve patriotike që kanë shoqëruar periudha të rëndësishme të zhvillimit të arsimit shqiptar dhe forcimit të identitetit kombëtar.
"Ideja e ekspozitës qëndron te këngët patriotike, të njohim autorët, tekstshkruesit, kompozitorët duke filluar prej Asdrenit, Kol Tomorës, Thanas Floqit, Parashqevi Qiriazit dhe shumë të tjerë të cilët janë autorë të këngëve të njohura patriotike që kanë shënjuar në historinë e arsimit shqiptar, në hapjen e shkollës së parë shqipe, në përhapjen e identitetit dhe kjo është shumë e rëndësishme për t'u njohur nga të gjithë brezat.
Këngët shkruajnë për atdhe, himni i flamurit, shkronjat tona janë të arta, "E duam Shqipërinë", "Për mëmëdheun", të cilat kanë shënjuar identitetin tonë kombëtar. Kemi një ekspozitë të veçantë ku na vijnë portretet dhe tekstet e këngëve, të cilat i lexoni njëherë dhe më pas shikoni edhe autorin."

Edhe profesori i muzikës, Pandi Bello, thekson se këngët e kësaj periudhe lidhen ngushtë me ngjarje historike të qytetit të Korçës, veçanërisht me hapjen e shkollës së parë shqipe dhe zhvillimin e jetës kulturore e artistike të kohës. Në atë periudhë në qytet funksiononte edhe banda muzikore “Banda e Lirisë së Korçës”, e cila kishte një rol të rëndësishëm në jetën artistike.
"Këngët e kësaj periudhe janë të lidhura tërësisht me ngjarjet e Korçës, me faktin historik të hapjes së shkollës së parë në gjuhën shqipe. Subjekti i këngëve është i tillë dhe kur është hapur procesi mësimor në gjuhën shqipe, përveç trajtikës mësimore, trajtika artistike ishte diçka e zakonshme në këtë ndërtesë.
Përhapja e kulturës të gjuhës ishte gërshetuar me artin e kulturën, ndaj dhe ngjarjet muzikore të kohës kanë lidhje të madhe edhe me ngjarjet historike, edhe me këtë ndërtesë. Këtu funksiononte banda muzikore me emrin "Banda e Lirisë të Korçës" dhe ka shumë ngjarje artistike në atë periudhë."

Ndërkohë, në këtë ditë simbolike për arsimin shqiptar, mësuesit theksojnë përgjegjësinë që kanë për edukimin e brezave të rinj dhe përcjelljen e vlerave kombëtare.
"Sot dita e 7 Marsit është për mësuesit e për të gjithë ata që janë në pension dhe ende në detyrë. Kemi një detyrë të madhe për t'i dhënë këtij brezi një edukim të shkëlqyer dhe mendojmë ta bëjmë me sukses. Gëzuar 7 Marsin."
Ekspozita ka tërhequr edhe vizitorë nga treva të tjera shqiptare. Një grup turistësh nga Kërçova vizituan Korçën enkas për festën e 7 Marsit dhe për të njohur më nga afër historinë e arsimit shqiptar.
"Kemi ardhur enkas nga Kërçova për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, ditën e arsimit shqip, kur u hap shkolla shqipe në trojet shqiptare. Do të vizitojmë edhe qytetin e Korçës, por në përgjithësi kemi ardhur për këtë qëllim. Kemi ardhur si grup ta vizitojmë Korçën, kemi edhe profesorë me vete. Vijmë gjithmonë në Korçë, çdo vit."

Ekspozita “Shqipëria, atdhe i dashur” do të qëndrojë e hapur për vizitorët edhe në ditët në vijim, duke u dhënë mundësi qytetarëve, nxënësve dhe turistëve të njihen më nga afër me autorët dhe krijimtarinë e këngëve patriotike që kanë shoqëruar historinë e arsimit shqiptar.
Përmes portreteve, teksteve dhe materialeve të ekspozuara, kjo iniciativë synon të risjellë në vëmendje vlerat e trashëgimisë sonë kulturore dhe rolin që arti dhe muzika kanë pasur në përhapjen e gjuhës shqipe dhe në forcimin e identitetit kombëtar.
Në një ditë simbolike si 7 Marsi, kjo ekspozitë shërben edhe si një homazh për të gjithë ata që, përmes arsimit dhe kulturës, kanë kontribuuar ndër vite në ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave shqiptare./ CNA
Gjithëpërfshirja e nxënësve në arsim mbetet ende një nga s...
Në një prej zonave më të populluara të qytetit të Shkodrës...
Në një rrugicë të qetë, mes aromës së gjalpit të freskët d...
Programi “Garancia Rinore”, i zbatuar prej tri vitesh nga ...
Në një nga periudhat më të errëta për mbarë botën, kur pan...
Ndikimi gjithnjë në rritje i gjuhëve të huaja, si edhe për...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë u zhvillua aktivitet...
Punimet e dorës, trashëgimia dhe pasioni janë themelet mbi...
Fshati piktoresk i Sinicës, në zonën e Devollit të Sipërm,...
Pas pandemisë, një ide familjare e lindur mes sakrificash ...
Për të gjashtin vit radhazi, në fshatin Pojan të Bashkisë ...
Atmosferë magjike, muzikë tradicionale dhe emocione të for...
Nga një ide studentore tek një sipërmarrje që sot po rrite...
Pedonalja e qytetit të Korçës u mbush mbrëmjen e djeshme m...
Në fshatin Hajmel të Vau Dejësit, në atmosferën e Krishtli...
Në prag të festave të fundvitit, rrugët dhe lagjet e Korçë...
“Tempulli i Shijes” nuk është thjesht një restorant, por n...
Në qytetin e Korçës u zhvillua një ceremoni e veçantë e or...
Fillesat e restorantit datojnë 25 vite më parë, kur gjithç...
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Hungaria po shqyrton uljen e moshës së votimit si pjesë të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...