Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në qytetin e Korçës u zhvillua një ceremoni e veçantë e organizuar nga Oborri Mbretëror dhe Partia e Legalitetit, ku në fokus ishte vlerësimi i figurave atdhedashëse dhe patriotike që kanë dhënë kontribut në historinë e vendit. Aktiviteti kishte për qëllim nderimin e 36 figurave të njohura të zonës së Korçës, të cilët kanë kontribuar në monarkinë shqiptare, si dhe familjeve që u përndoqën gjatë regjimit komunist për shkak të mbështetjes ndaj Mbretit Ahmet Zogu.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Princ Leka Zogu II, i cili theksoi rëndësinë e mirënjohjes ndaj familjeve që kanë dhënë kontribut në ndërtimin e shtetit të parë shqiptar. Ai vlerësoi rolin e qytetit të Korçës në ruajtjen e trashëgimisë historike të periudhës së mbretërisë dhe u ndal edhe te sfidat që Shqipëria përballet në procesin e integrimit europian, duke theksuar se ky është një proces afatgjatë që kërkon jo vetëm përmbushjen e kritereve, por edhe emancipim shoqëror dhe kulturor.
“Qëllimi i aktivitetit është një falënderim për të gjitha ato familje që kanë dhënë kontribut në historinë e Shqipërisë, familje që janë lënë në harresë. Këto familje kanë dhënë kontribut dhe kanë sakrifikuar për të bërë shtetin e parë shqiptar. Unë, si trashëgimtar dhe Princ i shqiptarëve, jam i detyruar të jem mirënjohës ndaj të gjitha familjeve që kanë dhënë mbështetje. Korça ka ditur si të mbrojë trashëgiminë e saj. Është një nga të vetmet qytete në Shqipëri që ka ditur të ruajë ato që janë krijuar në kohën e mbretërisë. Patjetër që Shqipëria ka sfida, por ne duhet të jemi të matur për çështjen e integrimit në BE. Nuk është thjesht të plotësosh disa kritere, por ne duhet të kemi emancipimin e duhur që të dimë si do të krijojmë partneritetin mes Shqipërisë dhe Evropës. Ky proces do të jetë i gjatë, nuk besoj se do të përfundojë në dy vite, por ne duhet të jemi një pasqyrë e kulturës evropiane”, u shpreh Princ Leka Zogu II.
Mes të vlerësuarve ishte edhe Hodo Kulla, pasardhës i një prej familjeve mbështetëse të Monarkisë Shqiptare, i cili kujtoi kontributin e dhënë nga brezat e familjes së tij dhe lidhjen e hershme me Mbretin Ahmet Zogu, si dhe sakrificat e përjetuara ndër vite.
“Gjyshi dhe vëllezërit ishin me Ahmet Zogun, me mbretin, kur ishte i gjallë Leka. Babi im në atë kohë ishte në Amerikë dhe ne, pas këtyre dy brezave, jemi me Princ Lekën II. Pjesë e fisit tim që kanë kontribuar ishin shumë dhe kur kishim shtëpinë në Zëmblak, ishin gjyshi me tre vëllezërit dhe mund të ishin rreth 40 njerëz që jetonin në atë shtëpi”, tha Kulla.
Ndërkohë, familjarët e figurave të nderuara shprehën mirënjohjen për këtë vlerësim, duke theksuar se megjithëse i vonuar, ai përfaqëson një vlerësim moral për kontributin dhe sakrificat e tyre. Për Natasha Haxhillarin, ky aktivitet shërben si një rikthim i vëmendjes ndaj historisë dhe figurave që për shumë vite mbetën në harresë.
“Ndihem shumë e lumtur për këtë vlerësim që iu bë babait tim. Gjatë viteve të demokracisë ai ka qenë një ndër krerët kryesorë të Partisë së Legalitetit. Vlerësimin e kemi pritur shumë vite më parë, është shumë i vonuar, por gjithsesi, si familje, i falënderojmë organizatorët”, u shpreh Haxhillari.
Ceremonia u konsiderua si një hap drejt ruajtjes së kujtesës historike dhe nderimit të kontributeve të dhëna për shtetin shqiptar, veçanërisht nga zonat me traditë atdhetare si Korça. /CNA
Fillesat e restorantit datojnë 25 vite më parë, kur gjithç...
Qendra Komunitare Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Mali...
Për të 31-in vit radhazi, Pogradeci ka organizuar Festën e...
Marketi i Krishtlindjeve ndriçoi rrugën e ambasadave në Ti...
CNA TV sjell për shikuesit një reportazh të veçantë kushtu...
Kur vendosi të rikthehej në Shqipëri, ideja e parë që Lola...
“Koleksioni fotografik i pallatit Yildiz dhe Shqipëria/Shk...
Sot bë Korçë u zhvilluan aktivitete të shumta për të përku...
Puka mbetet ndër qytetet e cila është prekur masivisht nga...
Në Korçë, në qytetin që njihet për traditën, kulturën dhe ...
I ngritur mbi traditën e hershme të mikpritjes pukjane, "H...
Muaji i dhjetorit është shumë i veçantë kudo në vend dhe a...
Në shkollën speciale të qytetit të Korçës u zhvillua sot n...
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen përballë ritmit...
Plazhi i Velipojës prej 1 jave është përfshirë nga një ndo...
Në Bashkinë Devoll u inaugurua sot një projekt pilot i ded...
Strelca, një nga fshatrat malorë më piktoreskë të zonës së...
Kryetari i këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, i sho...
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me...
Në Korçë është zhvilluar takimi përmbyllës i Komitetit Pil...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...