Thupra që sfidon kohën/ 50 vite mjeshtëri në duart e Avni Kallos
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen përballë ritmit...

Në shkollën speciale të qytetit të Korçës u zhvillua sot një aktivitet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Në këtë qytet numërohen rreth 2 mijë persona me aftësi të kufizuara, ndërsa 40 fëmijë marrin çdo ditë shërbime në qendrën komunitare, ku përfshihen terapi zhvillimi, terapi në grup, logopedi dhe fizioterapi. Vitet e fundit vihet re një rritje e numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuara, çka rrit edhe nevojën për mbështetje dhe struktura të posaçme. Për shumë prindër, sfidat janë të shumta dhe të përditshme. Ata përballen me mungesë qendrash dhe hapësirash të përshtatshme, por edhe me vështirësinë e pranimit nga shoqëria.
Kristina Ndini, nëna e një djali me aftësi ndryshe, tregon se momenti i diagnozës shoqërohet shpesh me tronditje emocionale, por më pas fillon faza e forcimit dhe e përballjes së realitetit për të siguruar terapitë dhe mbështetjen e nevojshme.

“Sot është shumë e vështirë të kesh një fëmijë me aftësi ndryshe sepse është ajo dhimbja që ne kemi dhe përballemi çdo ditë duke parë që fëmija yt nuk bën dot ato që duhet të bëjë. Sot ka shumë vështirësi sepse nuk i pranojnë, ka shumë mangësi në shumë gjëra që nga mënyra ku duhet të rrijë, se ti nuk ke mundësi ta mbash gjithmonë me vete. Ai nuk është i lirë të dalë si çdo fëmijë tjetër. Nuk ka shumë qendra ku mund të rrinë, të jenë si të gjithë fëmijët. Fëmija im tani është në shkollë këtu, shërbimin e merr këtu”, u shpreh ajo.
Në rastin e djalit të Kristinës, që ndjek shërbimet në këtë shkollë, përshtatja ka qenë e mirë, falë kujdesit të vazhdueshëm dhe mjedisit mbështetës që ofron institucioni. Ajo thekson se dashuria, pranimi dhe qëndrimi afër fëmijës janë vendimtare për zhvillimin e tij, ndërsa mungesa e pranimit nga të tjerët shihet si pengesa më e madhe për integrimin.
“Djali im është përshtatur. Nëse atij i dhuron dashuri, i rri afër dhe i sillesh mirë, bëhet për vete direkt. Ka edhe fëmijë që nuk përshtaten dhe është akoma më e vështirë, por ky s'është rasti i djalit tim. Kur unë e kam marrë vesh që ai ishte me aftësi ndryshe, nuk më ka ardhur mirë dhe mendoja 'Pse mua?'. Por duhet të bëhesh i fortë. Për ata që nuk i pranojnë është krim. Nëse nuk i pranojmë ne që i kemi sjellë në jetë, tjetri nuk do ta pranojë kurrë. Duhet të luftosh e ta përballosh që dhe fëmija të ndihet mirë, me vështirësi, por e kemi pranuar”, tha Kristina.
Aktiviteti i sotëm synoi të sjellë në vëmendje sfidat reale me të cilat përballen familjet dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, duke theksuar se 3 Dhjetori nuk duhet të jetë vetëm një datë simbolike, por një kujtesë për domosdoshmërinë e mbështetjes dhe përfshirjes në jetën shoqërore./CNA
Në një kohë kur zanatet e vjetra po zbehen përballë ritmit...
Plazhi i Velipojës prej 1 jave është përfshirë nga një ndo...
Në Bashkinë Devoll u inaugurua sot një projekt pilot i ded...
Strelca, një nga fshatrat malorë më piktoreskë të zonës së...
Kryetari i këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, i sho...
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me...
Në Korçë është zhvilluar takimi përmbyllës i Komitetit Pil...
Në qendër të fshatit Çërravë, banorët janë mbledhur sot në...
E diela dhe fillim java pritet të sjellin reshje intensive...
Në kuadër të 35-vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit...
Mbrëmjen e së shtunës është kremtuar mesha e shenjtë në v...
Fshati i Linit tashmë gëzon një status të ri mbrojtjeje. P...
Kostumografja e njohur korçare, Lirika Pojani, ka sjellë p...
Mbi 45 piktorë nga trojet shqipfolëse për tri ditë do të p...
Qielli i Korçës është bërë arenë garash dhe emocionesh me ...
Në Korçë pritet të nisë edicioni i 14-të i kampionatit të ...
Korça ka përjetuar një tjetër mbrëmje magjike në kuadër të...
Familjet legaliste dhe mbështetës të Mbretit Zog u nderuan...
Një nga emrat më të njohur të muzikës klasike në Kosov...
20 prej piktorëve më të mirë në vend për katër ditë me rad...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...