web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

35 vite nga rihapja e xhamisë së Plumbit/ Komunitetet: Politika nuk duhet të jetë në favor të agjendave që shthurin familjen

6 Nëntor 2025, 13:22, Qyteti im CNA

35 vite nga rihapja e xhamisë së Plumbit/ Komunitetet: Politika nuk

Në kuadër të 35-vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit, Arqipeshkvi i Shkodrës, monsinjor Giovani Peragine, u prit në një vizitë të veçantë nga myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.

Myftiu Sytari tha se takime të tilla që flasin për harmoninë fetare duhet të vijojnë përgjithmonë.

 

Si me rihapjen e kishës edhe të xhamisë, myslimanë e katolikë kanë qenë bashkë dorë për dore. Pa llogaritur data, por vetëm dashurinë për zotin e për njëri-tjetrin. Por mbi të gjitha për çlirimin që ky popull ka qenë i etur. Fakti që sot arqipeshkvi e viziton xhaminë e Plumbit është simbolika më e mirë e asaj që jemi e duhet të jemi”, u shpreh myftiu i Shkodrës.

 

 

Arqipeshkvi Peragine deklaroi se xhamia e Plumbit është një prej objekteve të kultit që dëshmon se çfarë do të thotë liria dhe se çlirimi i besimit është në thelbin e dinjitetit të njeriut.

 

Nuk ka rëndësi kush ka hapur më parë apo më pas, e rëndësishme është që e kemi fituar këtë çlirim. Është diçka që ne jemi të barabartë”, deklaroi Imzot Peragine.

 

Dy klerikët komentuan edhe projektligjin për barazinë gjinore duke riktheksuar se janë kundër dhe se besojnë se politika shqiptare nuk do ta presë në besë tabanin tradicional shqiptar në favor të agjendave që për qëllim kanë shthurjen e familjes dhe shoqërisë.

 

Deklarata e përbashkët ndërfetare prevalon mbi çdo qëndrim tjetër edhe shpresoj që parlamenti dhe klasa politike të kenë reflektuar si duhet dhe nuk do ta presë në besë tabanin e këtij populli për interesa cinike të agjendave që nuk janë agjendat e shqiptarëve”, deklaroi myftiu Sytari.

 

Jemi të bindur që familja dhe njeriu është i krijuar sipas vullnetit të Zotit. E kuptoj integrimin, politikën, por ne duhet të kemi kujdes e të mbajmë të drejtat tona. Shqipëria ka identitet të trashëguar veçanërisht për familjen ndaj dhe politika duhet ta respektojë këtë”, u shpreh Arqipeshkvi i Shkodrës.

 

Me 4 dhe 11 nëntor të 1990 u zhvilluan dy meshat e para në varrezat e Rrmajit dhe më pas me 11 nëntor u mbajt falja në xhaminë e Plumbit duke i hapur rrugë rikthimit të lirisë së besimit në vend./CNA





Lajmet e fundit nga