Dokumenti/ Familjarët e vrasësit të policit në Maliq përfituan fonde nga AZHBR
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...

Në fshatin piktoresk të Boboshticës, si çdo vit është zhvilluar aktiviteti tradicional që sjell në vëmendje trashëgiminë kulturore, kulinare dhe shpirtin mikpritës të zonës.
Që prej orëve të para të mëngjesit, banorë e vizitorë janë mbledhur për të shijuar gatimet tradicionale, për të marrë pjesë në degustimin e rakisë së manit, një nga produktet më karakteristike të Boboshticës, si dhe për të vizituar kishat e vjetra që ruajnë historinë dhe identitetin e këtij vendi. Në qendër të festës kanë qenë amvisat e zonës, të cilat ruajnë me fanatizëm recetat e trashëguara brez pas brezi.
Vera Gjergo, një e moshuar nga Boboshtica, tregon me pasion se përgatitja e lakrorit në saç është një traditë që nuk duhet ndryshuar, sepse aty qëndron shija dhe historia e vërtetë e vendit. Ndërsa përgatit lakrorin, Vera thekson se recetat e vjetra janë pasuria më e madhe që u kanë lënë gjyshet.
"Marrim miellin, ujin, kripën dhe pak vaj. E zëmë brumin dhe pastaj fillojmë ta hapim. Lyejmë tepsinë me vaj, bëjmë petën e parë, hedhim gjellën dhe pastaj vendosim petën e dytë, duke e spërkatur vetëm me ujë sipër. Kur bëhet në saç, nuk vihet me lyrë sipër. E pjekim dhe pastaj e lyejmë me gjalpë. Gjëja e parë që kërkojnë është lakrori në saç ose petullat e fshira. Është produkt i zonës, i trashëguar nga gjyshet e mamatë. Nuk ndryshohet receta, aty është lezeti, mos e ndrysho! Nuk ka nuse të reja tani që të mësojnë, por ato që janë, hapin petë. Për momentin nuk kemi nuse të reja. Boboshtica njihet për rakinë e manit, për një nënprodukt të manit që quhet 'çaniçkovë', për turshitë, për rakinë e rrushit, për të gjitha", është shprehur ajo.
Edhe Viktori Maçule, 80-vjeçarja nga fshati, e kujton me mall kohën kur mësoi të hapte petët që në fëmijëri. Për të, lakrori nuk është thjesht ushqim, por pjesë e jetës familjare që bashkon brezat.
"Lakrorin e kam mësuar që 10 vjeçe, nga mamaja. 'Jo, zëre kështu, jo, hidhi miell kaq, po kaq ujë', dhe u mësuam. Unë jam 80 vjeç. Në familje çdo të diel bëjmë lakror. E përgatisim me qepë e domate, me presh e gjizë, me gjizë të thjeshtë e qumësht, me kungull, me spinaq. Sot nuk ka shumë të rinj, por vajzat dhe nuset e mia dinë ta bëjnë, ua kam mësuar. Edhe atje ku janë tani, e përgatisin. Edhe turistët e kanë marrë recetën dhe e bëjnë ndoshta edhe më mirë se ne", tha 80-vjeçarja.
Por Boboshtica nuk do të ishte e plotë pa aromën e rakisë së manit, simbol i vërtetë i fshatit. Kostandin Xhoxhi, banor i zonës, thotë me humor se “pa rakinë e manit, boboshtari nuk jeton”. Ai tregon me krenari procesin e prodhimit të saj, që fillon me mbledhjen e manave nga gratë e fshatit dhe përfundon me distilimin e kujdesshëm në kazanët e rakisë.
"Pa rakinë e manit, boboshtari nuk jeton. E përdorin shumë për pije, për dasma, për tregti. Pa rakinë e manit nuk e quan dot veten boboshtar. Është jo bio, por 'superbio'. Siç i shihni këto mana, nuk krasiten, as nuk spërkaten me asnjë lloj medikamenti. I ka krijuar Zoti këtu në Boboshticë, se ka gjetur edhe njerëzit e mirë, prandaj i ka mbjellë këtu. Gratë i mbledhin manat kur bien në tokë. Pastaj janë kazanët e rakisë, i lëmë 3-4 ditë të fermentohen. Kanë shumë ëmbëlsi dhe aciditet, dhe kjo e bën fermentimin shumë të shpejtë. Nëse e lë pa e kontrolluar në momentin që duhet bërë të nesërmen, nuk del asnjë gramë raki. Do shumë kujdes. Burrat këtu më tepër e pinë rakinë, gratë janë ato që e mbledhin, i kemi ndarë punët. Rakia e manit është tregtuar në të gjitha vendet e botës, që nga SHBA-ja e Europa. E pëlqejnë shumë. Ne e përdorim edhe si 'ponç', siç themi ne, në mëngjes, të djegur me pak sheqer. Pastaj heqim bluzat dhe rrijmë me kanatjere. E quajmë 'antifrizë', sepse siç i hedh makinës antifrizë, edhe ne boboshtarët jemi me antifrizë, nuk kemi të ftohtë!", tha Xhoxhi.
Atmosfera festive ka vazhduar gjatë gjithë ditës, me muzikë, valle dhe shumë vizitorë që kanë ardhur për të shijuar traditat e Boboshticës, një fshat që çdo vit e ruan gjallë shpirtin e vet përmes mikpritjes, gatimeve dhe rakisë unike të manit. /CNA
Në qytetin e Korçës u zhvilluan sot aktivitetet përkujtimo...
Në Galerinë e Artit Digjital në Korçë, mesditën e së enjte...
Transformimi urban në lagjen “Isa Boletini” në Shkodër ësh...
Në qytetin e serenatave dhe të traditës muzikore, Korçë,...
Besimtarët katolikë të Shkodrës kanë nisur kremtimet e fes...
Në qytetin e Pogradecit është zhvilluar një tryezë e përba...
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjir...
Në kuadër të 94-vjetorit të lindjes së poetit dhe shkrimta...
Ndërtimi i kullës 35-katëshe në qendër të qytetit të Shkod...
Në zemrën e fshatit malor të Vithkuqit, ngjyrat e arta të ...
Në një intervistë për CNA Media, myftiu i Korçës, Ledian C...
Ndërmarrja e shërbimit të pastrimit në Shkodër paralajmëro...
Në fshatin Dvoran të Korçës, pasditen e djeshme u zhvillua...
“Forcimi i kapaciteteve digjitale në arsimin biomjeksor pë...
Në qytetin e Bilishtit u organizua “Dita e Trashëgimisë Ku...
Në Shkodër u zhvillua edicioni i 18 i “Lojëra Popullore Fe...
Nëse ecën nëpër rrugicat e qyteteve turistike shqiptare, s...
Në Maliq është mbajtur edicioni i 18-të i Festës së Ëmbëls...
Një realitet i papërshtatshëm për një institucion të dijes...
Kjo fundjavë ka shënuar nisjen e një inisiative të re në b...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...