Universiteti i Shkodrës mes mbeturinash/ Bashkia dhe Rektorati nisin aksion pastrimi
Një realitet i papërshtatshëm për një institucion të dijes...

Në Maliq është mbajtur edicioni i 18-të i Festës së Ëmbëlsirave dhe Produkteve Bujqësore e Blegtorale, një aktivitet që prej pothuajse dy dekadash është kthyer në traditë për banorët e zonës dhe një atraksion për vizitorët.
Kryetari i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, u shpreh se kjo festë pasqyron më së miri larmishmërinë e prodhimeve të fushës dhe punën e amvisave, fermerëve e blegtorëve të çdo njësie administrative, nga Liboniku e Pojani, deri te Pirgu, Gora e Moglica. Ai theksoi se nga viti në vit aktiviteti vjen gjithnjë e më i pasur, duke u bërë një mundësi e mirë për të promovuar produktet tradicionale jo vetëm në zonë, por edhe më gjerë në Shqipëri.
“18 vjet, jo pak që Festa e Ëmbëlsirave dhe Produkteve Bujqësore e Blegtorale e hap siparin në Maliq. Çdo vit e më mirë, çdo vit e produkte më tradicionale, patjetër edhe produkte të cilat i rezistojnë kohës, por marrin edhe eksperienca të reja nga vendet ku punojnë edhe emigrantët, por dhe të gjithë maliqarët që lëvizin nga një qytet në tjetrin. Dua t'i falënderoj të gjithë fermerët e fushës së Maliqit, blegtorët, amvisat e të gjitha njësive administrative Maliq, Libonik, Pojan, Pirg, Gorë e Moglicë, të cilët e bëjnë këtë festë aq të larmishme sa ndonjëherë çuditemi me produktet, prodhimet që ka kjo zonë. Le të jetë kjo festë një pjesë e vizitueshme për të gjithë qytëtarët, turistët e patjetër këto prodhime të jenë pjesë e produkteve tona jo vetëm në zonën tonë, por në të gjithë Shqipërinë”, tha Topçiu.
Amvisat pjesëmarrëse sollën gatime të shumta tradicionale, mes tyre lakrorin në saç dhe lakrorin me spinaq, por edhe ëmbëlsira të njohura si bakllavaja, revania, hallva, keku apo petullat e sapogatuara. Ato treguan se kjo është një traditë që përcillet brez pas brezi dhe çdo vit sjell kënaqësi të madhe për komunitetin.
Në stenda nuk munguan as prodhimet e tjera karakteristike si petkat, trahana e ëmbël dhe e thartë, dromkat, turshitë, specat, misri e panxhari i sheqerit. Po aq të pranishme ishin pijet tradicionale si rakia e thanës, rrushit dhe kumbullës, produktet e Gorës me kulaçin e pengjirin, si edhe djathërat e dhisë e deles.
“Sot është dita e Festës së Ëmbëlsirave. E kemi festuar gjithmonë vit për vit. Është tradita jonë në Maliq dhe ne tani po bëjmë petulla të gatshme. Kënaqemi vit për vit dhe këtë festë e organizon kryetari Gëzim Topçiu”, tha një amvisë.
“Ne si amvisa, disa nga gatimet tradicionale kemi lakrorin në saç, lakrorin me dy petë me spinaq. Kemi sjellë ëmbëlsira tradicionale siç është bakllavaja, revania, hallva, petë portokalli, kek. Një shumëllojshmëri, produkte të ndryshme si turshi, speca, misër, panxhar sheqeri. Janë këto disa nga produktet e perimeve që e karakterizojnë Bashkinë e Maliqit. Zahiretë e dimrit janë petkat, trahana e ëmbël, trahana e thartë, dromkat, e shumë të tjera”, u shpreh një tjetër.
“Kemi raki të ndryshme si raki thane, rrushi, kumbulle. Kemi vadhat që janë produkte bujqësore të zonës së Gorës, thanat dhe gatime tradicionale siç janë kulaçi, pengjir, ëmbëlsira të ndryshme. Gjithashtu edhe djathra të ndryshme si dhie e dele, nga prodhimet blegtorale. Këto evenimente e ndihmojnë shumë zonën tonë për t'u bërë e njohur për produktet që ka, sepse është zonë shumë turistike”, deklaroi një amvisë.
Sipas pjesëmarrësve, aktivitete të tilla ndihmojnë shumë në promovimin e zonës dhe e bëjnë Maliqin më të njohur si destinacion turistik e kulinar. Festa mbetet një rast për të shijuar prodhimet vendase, për të ruajtur traditën dhe për të nxitur zhvillimin rural./CNA
Një realitet i papërshtatshëm për një institucion të dijes...
Kjo fundjavë ka shënuar nisjen e një inisiative të re në b...
Nata e dytë e festivalit “Korça Serenights” solli një tjet...
Në Korçë ka nisur edicioni i dytë i festivalit “Korça Sere...
Në Korçë nis mbrëmjen e sotme edicioni i dytë i festivalit...
Sot, në orën 19:30 çel siparin festivali i serenatave “Kor...
"Guida turistike e Qarkut Shkodër” është manuali i cili do...
Edhe pse vjeshta ka trokitur, rruget muzeale të Shkodrës j...
Art House, shtëpia e artit në Shkodër mbushi 1 dekadë. 33 ...
Fshati turistik Zogaj mirëpriti për 2 ditë radhazi një sër...
Në Bashkinë e Pustecit është inaguruar projekti i ndriçimi...
Disa mbresa e pyetje pas një dreke të shijshme në "Tratori...
Procesi i regjistrimeve në Shkollën Teknike Profesionale t...
Pogradeci, qyteti i artit dhe kulturës buzë liqenit, këtë ...
Rreth 300 nxënës më pak do të ulen në bankat e shkollës në...
Fillimi i shtatorit ka sjellë pushues të shumtë në plazhin...
Qyteti i Korçës është veshur sërish me atmosferën e humori...
Ky është Blerti Vejuka, i cili idenë e tij për të pedaluar...
Korça është kthyer për tri ditë në skenën e artit ndër...
“Buna Fest”, e organizuar në zonën e Dajçit, u kthye këtë ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...