Protestojnë prej 26 ditësh/ Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...

Në Korçë ka nisur edicioni i dytë i festivalit “Korça Serenights”, një aktivitet që këtë vit u çel me një ekspozitë të veçantë kushtuar kitarave dhe mandolinave të serenatistëve korçarë. Aktiviteti i parë i festivalit është menduar si një rikthim në rrënjët e serenatës, duke sjellë për publikun instrumente qindra vjeçare që mbartin historinë e familjeve dhe artistëve që e kanë bërë këtë traditë të pavdekshme.
Organizatorja Blerta Belliu theksoi se ky fillim nuk ishte i rastësishëm. Për të, ekspozita është një mënyrë për të kujtuar serenatistët e parë dhe për të mos humbur trashëgiminë që ata lanë pas. Në kitarat dhe mandolinat e ekspozuara shihen jo vetëm vjetërsia dhe mjeshtëria e kohës, por edhe një pjesë e shpirtit të Korçës, ku dikur serenata këndohej në çdo shtëpi, qoftë nga mësues, mjekë apo zejtarë.
“Nata e parë ka nisur me një ekspozitë, jo pa qëllim. E kemi nisur nga themelet e serenatës sepse po nuk kujtuam ata që kanë krijuar serenatën, na kanë dhënë një pasuri dhe trashëgimi të jashtëzakonshme popullore, duhet të vazhdojmë tua tregojmë brezave të rinj. Qëllimi i kësaj ekspozite në mendjen time ishte të kujtojmë çka kemi mbrapa, të përpiqemi të mos e tjetërsojmë, të mos ja humbim vlerën që brezat e rinj të kenë mundësinë të njihen me këtë thesar të jashtëzakonshëm dhe të këndohen brez pas brezi. Fat i madh i Korçës është që nuk duhet të jesh patjetër një këngëtar profesionist, mjafton të jesh këpucar, mësues, mjek në atë kohë dhe çdo familje kishte një kitarë. Me atë kitarë ata ju kënduan gëzimeve, dhimbjeve, dashurive, brengave, kujtimeve dhe ideja e ekspozitës ishte që ne ti kujtojmë. Janë kitara qindra vjeçare, kanë histori shumë të madhe dhe për vlerën e tyre për shkak se janë shumë të vjetra. Mjafton të them që aty ndodhet mandolina e Vangjush Tushit, e cila është shumë e vjetër. Vangjush Tushi nuk ishte vetëm artist i popullit por e këndonte shumë bukur. Pra qëllimi ishte ta nisim serenatën nga themelet, për të vazhduar në dy netët e tjera e për ta sjellë serenatat në shumë forma”, tha Belliu.
Atmosfera e hapjes ishte e mbushur me emocione edhe për artistët e sotëm. Këngëtarja korçare Lazarela Deti, e cila hapi natën e parë, e vlerësoi festivalin si një nga ngjarjet më të bukura kulturore të qytetit. Për të, serenata është më shumë sesa një këngë: është identiteti i çdo korçari, një trashëgimi që e ka bërë të ndjehet e privilegjuar dhe që i ka dhënë shtysë në rrugën e saj si këngëtare.
“Ndihem shumë e emocionuar, në fakt para 16-17 vjetësh që është bërë festa e birrës unë e kam hapur festën, sot po hap këtë event të mrekullueshëm. Është një nga eventet më të bukura që ka Korça që evidentohet me serenatën korçare dhe ndihem shumë e privilegjuar. Serenata është jetë sepse ne korçarët pa atë nuk jetojmë dot. Ne "shesim" mend me serenatën, sikur edhe mos dimë të këndojmë ne themi që jemi nga Korça e kemi serenatat. Për mua është gjithçka. Ajo më ka bërë këngëtare, më ka dhënë vlera. Respektoj të gjithë serenatistët që kanë kënduar më përpara, që kanë zëra të mrekullueshëm dhe që na kanë lënë një pasuri të jashtëzakonshme ne këngëtarëve që mundohemi ti këndojmë si ata”, u shpreh Lazarela.
Një tjetër moment i veçantë i ekspozitës ishte prezenca e instrumenteve të familjes Suljoti, një emër i njohur i serenatës korçare. Aleks Suljoti, pasardhës i kësaj familjeje, solli kujtimet e mandolinës mbi 140-vjeçare dhe kitarës së viteve ’50, me të cilat babai i tij, serenatisti i njohur Piro Suljoti, nisi rrugëtimin muzikor. Për të, rikthimi i këtyre instrumenteve në një festival të tillë është një emocion i veçantë, sepse ato përfaqësojnë jo vetëm historinë e familjes, por edhe historinë e vetë serenatës korçare.
“Në ekspozitë ndodhet edhe kitara edhe mandolina e familjes Suljoti. Dua ta filloj me mandolinën e familjes që ka qenë e stërgjyshit tim, e babait të Piro Suljotit, serenatistit dhe artistit të merituar. Babai i tij ka qenë një marangoz i thjeshtë si çdo korçar i asaj kohe, i ka ardhur kjo mandolina nga Amerika, e ka mbajtur dhe brenda kësaj mandoline ka nisur udhëtimi profesional i familjes Suljoti në tingujt e serenatës. Pikërisht me këtë është mësuar Piroja që në fillim dhe ka rrahur veshin me serenatat e para, gjithashtu dhe kitara e cila është afërsisht e viteve 50-të. Me atë kanë kënduar në oborret e shtëpive të Suljotëve, me këngët e para me serenatistët e njohur të asaj kohe. Piroja sot do të ishte 102 vjeç, imagjinoni sa e vjetër është mandolina, më shumë se 140 vjeçare. Është një emocion i paparë sepse unë kam të gjitha kujtimet e mia të fëmijërisë, madje mandolinën kur ishim të vegjël e kemi gërvishtur sepse nuk ja kuptonim vlerën dhe u deshën vite që të organizohej një festival kaq i bukur që të riktheheshin këto vlera. Kujtimi i fundit ka qenë kur Gjergj Suljoti para se të ndërronte jetë, ishte mbledhur me çunat në oborrin e shtëpisë dhe kanë kënduar së bashku. Kam në kujtime që këndonte me vëllezërit Tasellari, me Neli Moravën, me plot serenatistë të asaj kohe dhe anëtarë më vonë të Korit Lira të cilët mblidheshin tek oborri i shtëpisë tonë dhe i binin kitarës e këndonin serenatat e bukura korçare”, u shpreh Suljoti.
Ekspozita e kitarave nuk ishte vetëm një nisje simbolike e festivalit “Korça Serenights”, por një rikthim në kujtesën e qytetit. Nëpërmjet instrumenteve të vjetra, kujtimeve të familjeve dhe emocioneve të artistëve, u soll përpara publikut historia e një tradite që ka shënuar jetën e korçarëve ndër breza. Nga oborret e shtëpive ku serenatat këndoheshin mes miqsh, tek skenat e sotme ku kënga përshtatet me kohën, udhëtimi i serenatës vazhdon.
Festivali pritet të sjellë net të tjera të mbushura me muzikë dhe emocion, duke e bërë serenatën jo vetëm një kujtim të së shkuarës, por një vlerë të gjallë që do të ruhet, do të promovohet dhe do t’i përcillet brezave që vijnë. Në këtë mënyrë, Korça konfirmon edhe një herë se serenata mbetet zemra e identitetit të saj kulturor./CNA
Në Korçë nis mbrëmjen e sotme edicioni i dytë i festivalit...
Sot, në orën 19:30 çel siparin festivali i serenatave “Kor...
"Guida turistike e Qarkut Shkodër” është manuali i cili do...
Edhe pse vjeshta ka trokitur, rruget muzeale të Shkodrës j...
Art House, shtëpia e artit në Shkodër mbushi 1 dekadë. 33 ...
Fshati turistik Zogaj mirëpriti për 2 ditë radhazi një sër...
Në Bashkinë e Pustecit është inaguruar projekti i ndriçimi...
Disa mbresa e pyetje pas një dreke të shijshme në "Tratori...
Procesi i regjistrimeve në Shkollën Teknike Profesionale t...
Pogradeci, qyteti i artit dhe kulturës buzë liqenit, këtë ...
Rreth 300 nxënës më pak do të ulen në bankat e shkollës në...
Fillimi i shtatorit ka sjellë pushues të shumtë në plazhin...
Qyteti i Korçës është veshur sërish me atmosferën e humori...
Ky është Blerti Vejuka, i cili idenë e tij për të pedaluar...
Korça është kthyer për tri ditë në skenën e artit ndër...
“Buna Fest”, e organizuar në zonën e Dajçit, u kthye këtë ...
Plazhi i Velipojës edhe këtë fund gushti mbetet një nga zg...
Në qytetin turistik të Pogradecit është zhvilluar Maratona...
Moti i keq e me reshje shiu që ka shoqëruar rajonin e Lezh...
Për të dytin vit radhazi, Pogradeci ka festuar “mbretin e ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...