Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...

Në Korçë nis mbrëmjen e sotme edicioni i dytë i festivalit “Korça Serenights”, një aktivitet që synon të kthehet në traditë të përvitshme për qytetin e serenatave. Nënkryetarja e bashkisë, Benila Themeli, thekson për CNA TV, se ky festival është një ëndërr e vjetër e institucioneve vendore, që prej gati dy dekadash kanë kërkuar të organizojnë një event të dedikuar vetëm për këtë trashëgimi muzikore. Sipas saj, gjatë dy dekadave të fundit serenatat janë sjellë vetëm në formën e suvenireve muzikore apo si pjesë komplementare e aktiviteteve të tjera kulturore. Por tashmë, me festivalin “Korça Serenights”, serenata ka gjetur një hapësirë të dedikuar, duke u rikthyer me dinjitet dhe me një organizim të plotë nga Bashkia e Korçës.
"Ju e dini që prej gati dy dekadash, Bashkia e Korçës ka pasur një qasje të dedikuar për eventet dhe në këtë rrugëtim, një nga pengjet tona ishte organizimi i një festivali dhe një eventi dedikuar serenatës. Sepse në Korçë, në këtë fluks të shtuar të turistëve vendas e të huaj, ato pikat e qytetit, të cilat nuk mbeten asnjëherë pa njerëz dhe ku vështirë është të gjesh vende të lira, janë vende ku këndohet serenatë në fundjavë. Pra, serenata është një vlerë identifikuese e Korçës dhe regjistrimet e fundit kanë qenë në fund të viteve '90-të në një spektakël që ka organizuar televizioni lokal i qytetit në atë kohë. Jemi përpjekur t'i servirim në këto vite në trajtën e suvenireve ato këngë me cilësi jo të mirë, apo t'i risjellim serenatat si pjesë komplementare të aktiviteteve të tjera, por nuk kemi pasur një event për serenatën. E kemi diskutuar me shumë krijues korçarë, Pandi Laçon, Adi Hilën dhe u desh të mbërrinte momenti i duhur, viti i kaluar, ku një nga festivalet e reja që u krijua ishte 'Korça Serenights' dhe sivjet vjen në edicionin e dytë, totalisht e ideuar, e ndjekur dhe e zbatuar nga bashkia."
Ky edicion do të shtrihet në tri net të mbushura me muzikë, ekspozita dhe emocione. Aktiviteti çelet me një ekspozitë të kitarave të serenatistëve korçarë, të vendosura në një ambient simbolik në Pazarin e Vjetër, pikërisht aty ku është xhiruar një nga skenat e filmit “Përballimi”, me aktorin e madh Pandi Raidhi. Kitarat e figurave të njohura si Ilia Vinjau, Gjergji Peleshi apo Naum Turova, si dhe instrumente të tjera që kanë qenë pjesë e familjeve korçare, do të ekspozohen për publikun, duke sjellë një lidhje mes së shkuarës dhe së tashmes.
"E fillojmë që natën e parë me një ekspozitë të kitarave të serenatistëve korçarë, ka mandolina të Korit Lira, kitara të serenatistëve si Ilia Vinjau, Gjergji Peleshi, Naum Turova që nuk janë më, por edhe me kitara të personaliteteve të kulturës korçare si Vangjush Tushi, që nuk njihet si serenatist, por në shtëpinë e tij kishte një kitarë. Do të ketë shumë emocion mbrëmja e sotme sepse do të ketë familjarë të serenatistëve dhe është gjetur një lokacion shumë interesant, një dyqan në pazar që kujton një aktor korçar që ka krijuar personazhin e Pllaton Bubuqit në filmin 'Përballimi', i madhi Pandi Raidhi. Në dyqanin e filmit ku Pllatoni kishte dyqanin e vet dhe këndonte këngën 'Ta mbash mend sa të rrosh', aty do të ekspozohen kitarat e vjetra të Korçës. Është një gjetje për të lidhur të shkuarën me të sotmen e serenatës."
Në natën e dytë, skena do të zhvendoset përpara Liceut Francez, aty ku do të mblidhen grupet që ende e mbajnë gjallë serenatën në lokalet e qytetit. Emra si Jorgjeta Lalazi, Vaskë Niço dhe këngëtarë të tjerë do të performojnë këngë të dashura që çdo fundjavë i japin jetë Korçës.
"Do të vijojmë me natën e dytë te sheshi para Liceut Francez, atje do të mblidhen të këndojnë në një mbrëmje shumë të bukur, grupet që aktualisht këndojnë serenatë në Korçë. Jorgjeta Lalazi që vazhdon këndon, Vaskë Niço, e këngëtarë e grupe të tjera që performojnë nëpër lokalet e Korçës dhe çdo fundjavë mbajnë gjallë këngët e serenatës, shpirtin e saj."
Një nga momentet më të veçanta të këtij edicioni është pjesëmarrja e këngëtarit shkodran Frederik Ndoci. Ky bashkëpunim simbolizon lidhjen mes serenatave korçare dhe jareve shkodrane, dy vlera të mëdha të kulturës shqiptare. Organizatorët theksojnë se ky është vetëm hapi i parë drejt një festivali të përbashkët mes dy qyteteve, që pritet të realizohet vitin e ardhshëm.
"Ku ka më bukur sesa në tri net të dedikuara, të mblidhen në Korçë zërat më të mirë që nuk janë këtu. Kemi edhe një zë brilant nga Shkodra, Frederik Ndocin, në këtë edicion dhe jo pa qëllim, sepse komunikimi i Korçës dhe Shkodrës, serenatat tona dhe jaret shkodrane janë vlera identifikuese e krejt kulturës shqiptare. Me Frederikun kemi diskutuar që vitin e ardhshëm të bëjmë një festival serenate ku jaret shkodrane dhe serenatat tona do të jenë bashkë. Pra, vlerat tona të kulturës duhen promovuar e ngritur në nivel artistik, që të ruhen edhe në brezat e tjerë që do të vijnë më pas."
Mbrëmja gala do të kurorëzohet nën kujdesin e mjeshtrit Josif Minga, i cili ka përzgjedhur këngëtarët dhe ka realizuar të gjitha aranzhimet. Në skenë do të ngjitet Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, duke e çuar serenatën në një nivel artistik të lartë. Për interpretimin e tyre janë zgjedhur emra të njohur të muzikës shqiptare, kryesisht korçarë, që do t’u japin jetë melodive tradicionale me një dimension të ri profesional.
"Nën kurimin e jashtëzakonshëm të mjeshtrit Josif Minga, të cilin kemi fat që e kemi ende në Korçë, do të vijë një mbrëmje gala ku orkestër do të jetë orkestra simfonike e Forcave të Armatosura dhe këngët janë të aranzhuara të gjitha nga profesori. Ai ka zgjedhur këngëtarat, këngët, e bëhet fjalë për emrat më në zë të muzikës shqiptare, emra shumë të njohur, kryesisht korçarë, që do të interpretojnë serenatat."
Bashkia e Korçës po mendon gjithashtu që incizimet e vitit të kaluar dhe të këtij edicioni të shndërrohen në suvenire muzikore, të cilat do t’u ofrohen vizitorëve si një mënyrë për të marrë me vete një pjesë të shpirtit të qytetit. Kjo do të shërbejë si promovim i vlerave kulturore dhe si një mënyrë për t’i ruajtur serenatat për brezat e ardhshëm. Sipas nënkryetares Benila Themeli, “Korça Serenights” nuk është thjesht një festival muzikor, por një gur i çmuar në gjerdanin kulturor të qytetit, që bashkon të shkuarën me të tashmen dhe që synon të jetë një atraksion i përvitshëm turistik dhe artistik për Korçën.
"Kjo do të jetë një mbrëmje e një niveli shumë të lartë, e gjitha do të incizohet dhe jemi duke menduar që inçizimet e vitit të kaluar dhe të këtij edicioni, të jenë një nga suveniret e Korçës, ku një vizitor mund të marrë të incizuar një serenatë të aranzhuar profesionalisht, të interpretuar në një nivel tjetër profesional. E shkuara dhe deri te vlera e së sotmes, kjo është filozofia e këtij festivali, i cili do të kthehet në një traditë të përvitshme për Korçën, pasi serenata është një gur i çmuar në gjerdanin e vlerave që ne si Korçë kemi."
Edicioni i dytë i "Korça Serenights" sjell tri net me ekspozita, koncerte dhe një gala të veçantë, duke bashkuar serenatat korçare me vlerat muzikore shqiptare. Me pjesëmarrjen e artistëve vendas e të huaj dhe me mbështetjen e Bashkisë së Korçës, festivali synon të kthehet në një traditë të përvitshme, që ruan trashëgiminë dhe e shndërron serenatën në një atraksion kulturor e turistik për qytetin./CNA
Sot, në orën 19:30 çel siparin festivali i serenatave “Kor...
"Guida turistike e Qarkut Shkodër” është manuali i cili do...
Edhe pse vjeshta ka trokitur, rruget muzeale të Shkodrës j...
Art House, shtëpia e artit në Shkodër mbushi 1 dekadë. 33 ...
Fshati turistik Zogaj mirëpriti për 2 ditë radhazi një sër...
Në Bashkinë e Pustecit është inaguruar projekti i ndriçimi...
Disa mbresa e pyetje pas një dreke të shijshme në "Tratori...
Procesi i regjistrimeve në Shkollën Teknike Profesionale t...
Pogradeci, qyteti i artit dhe kulturës buzë liqenit, këtë ...
Rreth 300 nxënës më pak do të ulen në bankat e shkollës në...
Fillimi i shtatorit ka sjellë pushues të shumtë në plazhin...
Qyteti i Korçës është veshur sërish me atmosferën e humori...
Ky është Blerti Vejuka, i cili idenë e tij për të pedaluar...
Korça është kthyer për tri ditë në skenën e artit ndër...
“Buna Fest”, e organizuar në zonën e Dajçit, u kthye këtë ...
Plazhi i Velipojës edhe këtë fund gushti mbetet një nga zg...
Në qytetin turistik të Pogradecit është zhvilluar Maratona...
Moti i keq e me reshje shiu që ka shoqëruar rajonin e Lezh...
Për të dytin vit radhazi, Pogradeci ka festuar “mbretin e ...
Inaugurohet memoriali në Bozhaj të Malit të Zi, në nderim ...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...