Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...

Procesi i regjistrimeve në Shkollën Teknike Profesionale të Korçës ka ecur me ritme të mira këtë fillimviti shkollor. Zëvendësdrejtoresha e shkollës, Pranvera Zhurka, thotë se vihet re një interes i lartë i nxënësve për drejtimet që ofron institucioni.
Të gjitha degët janë hapur, mes tyre shërbime mjetesh transporti, elektroteknikë, teknologji informacioni, mekanikë, ndërtim dhe termohidraulik. Por, më të kërkuarat këtë vit kanë qenë drejtimi i shërbimeve të mjeteve të transportit dhe ai i termohidraulikës.
“Deri tani rregjistrimet në Shkollën Teknike Profesionale Korçë kanë qenë të mira. Vihet re një interes i lartë për zgjedhjen e drejtimeve të shkollës tonë. I kemi hapur të gjitha drejtimet që janë shërbime mjetesh transporti, elektroteknik, teknologji-informacioni, mekanik, ndërtim dhe termohidraulik. Interes në këto drejtime ka patur më tepër për shërbime mjetesh transporti dhe termohidraulik”, tha nëndrejtoresha Zhurka.
Risia për këtë vit shkollor është hapja e nivelit të pestë të kualifikimit profesional për shërbimin e mjeteve të transportit, që ka të bëjë me diagnostikimin dhe menaxhimin e autoserviseve në sistemin dual. Në këtë program pranohen nxënësit që kanë mbaruar më parë këtë drejtim, por edhe të rinjtë që kanë eksperiencë pune në fushën përkatëse.
“Risia për këtë vit është që ne na është aprovuar hapja e nivelit të 5-të të kualifikimit të drejtimit shërbim mjetesh transporti, që është diagnostikim, menaxhim autoservisi në sistemin dual. Në këtë kualifikim pranohen nxënësit që kanë mbaruar këtë drejtim, gjithashtu dhe të gjithë të rinjtë e tjerë që kanë eksperiencë pune në këtë drejtim. Pas mbarimit të këtij kualifikimi, do të kenë të drejtën e menaxhimit të autoservisit, pra marrin lishencë për këtë drejtim. Nxënësi i realizon gjithë modulet e këtij niveli të 5-të në sistem dhe do të mbikqyret nga mentorët në biznes. Përfitimi është që nxënësit do të punësohen nëse do të jenë dakord, derisa të jenë të aftë të hapin biznesin e tyre”, u shpreh Zhurka.
Pas përfundimit të këtij niveli, të rinjtë do të marrin licencën për menaxhimin e një autoservisi dhe do të përfitojnë mundësinë e punësimit të menjëhershëm nga bizneset ku do të kryejnë praktikat.
Ky nivel kualifikimi shihet si një mundësi konkrete për t’u përballur me zhvillimet e reja teknologjike, ku përfshihen edhe makinat elektrike, që kërkojnë njohuri më të avancuara dhe të aplikuara drejtpërdrejt në tregun e punës.
“Nëse shohim zhvillimin e teknologjisë vitet e fundit, është me hapa më të shpejta. Shohim që sot kemi makinat elektrike, në sistemin 4 vjeçar bëhen deri diku, por në kualifikimin e 5-të do të jenë më të avancuara dhe direkt në biznes, ku do të monitorohen nga inxhinierë të këtij zanati”, deklaroi nëndrejtoresha.
Me hapjen e nivelit të pestë të kualifikimit, Shkolla Teknike Profesionale e Korçës jo vetëm që u jep nxënësve mundësi të reja zhvillimi, por krijon edhe ura bashkëpunimi me biznesin, duke i përgatitur të rinjtë për tregun e punës dhe për hapjen e bizneseve të tyre në të ardhmen. Rregjistrimet vazhdojnë deri në datën 30 shtator./CNA
Pogradeci, qyteti i artit dhe kulturës buzë liqenit, këtë ...
Rreth 300 nxënës më pak do të ulen në bankat e shkollës në...
Fillimi i shtatorit ka sjellë pushues të shumtë në plazhin...
Qyteti i Korçës është veshur sërish me atmosferën e humori...
Ky është Blerti Vejuka, i cili idenë e tij për të pedaluar...
Korça është kthyer për tri ditë në skenën e artit ndër...
“Buna Fest”, e organizuar në zonën e Dajçit, u kthye këtë ...
Plazhi i Velipojës edhe këtë fund gushti mbetet një nga zg...
Në qytetin turistik të Pogradecit është zhvilluar Maratona...
Moti i keq e me reshje shiu që ka shoqëruar rajonin e Lezh...
Për të dytin vit radhazi, Pogradeci ka festuar “mbretin e ...
Inaugurohet memoriali në Bozhaj të Malit të Zi, në nderim ...
Gjelbërimi i dendur, pemët e shumëllojshme dhe një gji...
Bashkia Lezhë ka vendosur orare fikse për hedhjen e mbetur...
Bashkia Shkodër ka miratuar me vendim të Këshillit Bashkia...
Mokra n'Fest, festa e krahinës së Mokrës e cila ka në qend...
Për të tretin vit radhazi Bashkia Vau i Dejës organizoi Fe...
Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një...
Projektligji i ri i gjuetisë pritet të miratohet në Kuvend...
Turistë nga e gjithë bota zgjedhin Shkodrën dhe Shqipërinë...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...