Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Projektligji i ri i gjuetisë pritet të miratohet në Kuvend në fund të shtatorit, por deri atëherë Federata e Gjuetarëve do të zhvillojë edhe një takim tjetër për disa pika për të cilat nuk janë dakord në këtë projektligj. Zyhdi Mustafa, kryetar i Shoqatës së Gjuetarëve në Shkodër, shprehet se nuk kanë rënë dakord që zonat pyjore të gjuetisë t’i marrin individë apo shoqata të biznesit sepse do të kthehet në tregti, duke nxjerrë gjuetarët jashtë loje.
“Në fund të shtatorit, sapo të mblidhet Parlamenti i ri, pritet që të kalojë ligji i ri për gjuetinë. Data e hapjes së sezonit të gjuetisë pritet që të jetë 1 tetori, edhe pse gjithmonë ka qenë 15 gushti. Gjithsesi, besoj përpara miratimit të ligjit, ne si federatë e gjuetisë do të kemi edhe një mbledhje tjetër me përfaqësues të Parlamentit dhe ministrisë dhe shoqatat mjedisore për të diskutuar disa pika për të cilat ne ende nuk jemi dakord. Në takimet e mëparshme, disa prej pikave tona që kemi kërkuar janë marrë parasyshm ndërsa disa të tjera ende jo. Kemi shpresë se në këtë takim të fundit do t’ia arrijmë që të plotësojmë edhe ato kërkesa që kemi, në mënyrë që të ndryshohen sipas asaj që është më mirë dhe që kërkojnë gjuetarët në të gjithë vendin. Pikat për të cilat nuk jemi dakord janë që zonat e gjuetisë të mos u jepen individëve privatë apo bizneseve sepse më pas gjuetia kthehet në tregti. Gjuetia nuk është tregti, por një pasion dhe një gjë e tillë i nxjerr pastaj gjuetarët jashtë loje dhe ne do të kërkojmë me forcë që kjo të ndryshohet. Nuk jemi dakord që gjuetia të dalë në ankand siç parashikon projektligji i ri dhe besoj se do t’i ndryshojmë edhe këto pika. Në rast se ligji i ri shtyhet dhe nuk miratohet atëherë gjuetia do të hapet më 1 tetor, besojmë siç na është premtuar dhe do të veprojmë me ligjin e vjetër deri në miratimin e ligjit të ri. Moratoriumi 10-vjeçar që ndaloi gjuetinë ka sjellë dëme të mëdha, pavarësisht se institucionet mundohen të thonë të kundërtën”,-tha Mustafa.

Sekretari i shoqatës, Xhabir Mehmeti, shprehet se vonesat për hapjen e sezonit të gjuetisë këtë vit janë për shkak të neglizhencave të qeverisë, duke e shtyrë më 1 tetor. Mehmeti thotë se aktualisht në Shkodër nga 12 mijë armë gjahu, 5 mijë armë janë pa leje me të cilat mund edhe të abuzohet, ndërsa 5 mijë të tjerave u ka kaluar afati i skandencës.
“Këto vonesa për hapjen e sezonit të gjuetisë dhe ndryshimi i datës herë më 15 gusht, herë 1 shtator dhe tani 1 tetor janë të gjitha për neglizhenca të ministrisë. Sa i përket moratoriumit 10-vjeçar që ndaloi gjuetinë, që më në fund u hoq, dua të them se ka ndikuar negativisht dhe janë krijuar grupe gjuetarësh të paligjshëm që kanë kryer dëme të mëdha. Gjuetia është hapur gjithmonë më 15 gusht, tani e shtynë për 1 tetor. Një përgjegjësi duhet të ketë edhe policia për gjuetarët e paligjshëm. Aktualisht në Shkodër janë 12 mijë armë gjuetie, prej të cilave 5 mijë janë pa leje dhe 5 mijë të tjera u ka mbaruar afati. Këto armë pa leje mund të keqpërdoren dhe në rast se policia të kap, mund të arrestohesh për armëmbajtje pa leje”,-tha Mehmeti.
Disa vitë më parë, në Shoqatën e Gjuetatëvë në Shkodër kanë qenë 900 anëtarë, ndërsa sot kjo shoqatë ka përfunduar me 30 anëtarë, duke i lënë vend gjuetisë së paligjshme. Shoqata dhe federata e gjuetarëve gjatë 10 viteve të moratoriumit që ndaloi gjuetinë në gjithë vendin pretendojnë se gjuetia e paligjshme ka lulëzuar maksimalisht, ndërsa janë në pritje të miratimit të projektligjit të ri në shtator për t’i hapur dritën jeshile gjuetisë së rregullt./CNA
Turistë nga e gjithë bota zgjedhin Shkodrën dhe Shqipërinë...
Në famullinë e Bërdicës në Shkodër, Kisha Katolike inaguro...
Koncertet verore kanë vijuar përgjatë fundjavës në Kalanë ...
Të gjithë e njohin pranë qendrës shëndetësore në Velipojë....
Gjashtë burra dhe një grua zgjodhën të përshkojnë me not n...
Galeria e Arteve në qytetin e Pogradecit ka mirëpritur eks...
Shkodra Elektronike zgjodhi kalanë e Shkodrës në një mbrëm...
Sheshi para Bashkisë Shkodër u mbush mbrëmjen e së enjtes ...
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoq...
Pas largimit nga puna si aktorë në teatrin "Migjeni" me mo...
Ka çelur siparin në Koplik të Malësisë së Madhe koncerti “...
Pogradeci ka pritur edicionin e katërt të Maratonës Ndërko...
Puna si marangoz do ta lidhte edhe më shumë me bletarinë. ...
Në kalanë ‘Rozafa’ në Shkodër, spektatorë të ardhur jo vet...
Për të tretin vit radhazi, Pogradeci mirëpriti “Marato...
Për katër ditë me radhë mes Shkodrës dhe Tiranës do të zhv...
Pas ankesës së repartit zjarrfikës në Shkodër një ditë më ...
Pogradeci ka qenë sot mikpritës i një eventi të veçantë ku...
Këtë fundjavë, në plazhin më të vjetër të Pogradecit, t...
Në zemër të fshatit Polenë, në një atmosferë festive dhe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...