U larguan nga puna/ Reagojnë 2 aktorët e teatrit “Migjeni”
Pas largimit nga puna si aktorë në teatrin "Migjeni" me mo...

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga katër kandidatë për kryetarë komunash në Maqedoninë e Veriut, vizitoi sot Muzeun e Mësonjëtores së Parë Shqipe në qytetin e Korçës. Vizita, me vlera simbolike dhe historike, shërbeu si pikë reflektimi për rolin dhe statusin e gjuhës shqipe në jetën institucionale dhe publike të Maqedonisë së Veriut.
Pas vizitës, Taravari mbajti një prononcim për mediat, ku solli në vëmendje rrugëtimin dhe sfidat e gjuhës shqipe në shtetin fqinj, duke theksuar se pavarësisht progresit të bërë ndër vite, ajo ende nuk gëzon trajtim të barabartë me gjuhën maqedonase.
“Prej vitit 1974 gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Pas shpalljes së Pavarësisë së Maqedonisë në vitin 1991, gjuha shqipe përdoret po nuk është gjuhë zyrtare dhe pas marrëveshjes së Ohrit në 2001-shin, janë sjellë disa herë ligje për përdorimin e gjuhës shqipe, ndaj në territoret ku jetojnë mbi 20% shqiptarë, përdoret zyrtarisht gjuha shqipe. Ligji i fundit është në vitin 2017 ku ka përdorim të gjerë të gjuhës shqipe, por fatkeqësisht implementimi nuk është ashtu siç duhet. Gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase sikundër ishte në Kushtetutën e vitit 1974 kur ishte Maqedonia Republikë Socialiste”, tha Taravari.
Ai theksoi se një hap i rëndësishëm drejt avancimit të të drejtave gjuhësore të shqiptarëve ishte Marrëveshja e Ohrit e vitit 2001, e cila i hapi rrugën përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në zonat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20% të popullsisë. Më pas, ligji i vitit 2017 e zgjeron edhe më tej këtë të drejtë.
Megjithatë, sipas Taravarit, zbatimi i këtyre ligjeve mbetet problematik. Taravari kërkon që shqipja të mos trajtohet si “gjuhë e 20% të popullsisë”, por si gjuhë zyrtare e barabartë me maqedonishten, një status që ajo e ka pasur në të kaluarën, në kohën e sistemit socialist.
“Mund të themi se gjuha shqipe definohet si gjuhë e 20% të popullsisë që ne mendojmë se duhet të hiqet dhe ta rikthejmë atë që ishte në kohën e ish-Jugosllavisë apo në kohën e socializmit në Maqedoni dhe gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut të jenë gjuha shqipe dhe maqedonase si gjuhët e dy etnive që janë 90% e Maqedonisë. Ka institucione të cilat duhet ta përdorin dhe e anashkalojnë apo e shpërfillin përdorimin e gjuhës shqipe”, u shpreh ai.
Sipas Taravarit, mungesa e zbatimit të ligjeve është problemi thelbësor dhe më i madh se vetë përmbajtja e tyre. Ai kritikoi institucionet që, ndonëse të obliguara me ligj, nuk e përdorin gjuhën shqipe. Taravari bëri të ditur se aktualisht ka një iniciativë në Gjykatën Kushtetuese që lidhet me këtë çështje, dhe shprehu shpresën për një vendim objektiv dhe të drejtë.
“Ka iniciativë në Gjykatën Kushtetuese dhe besoj se ajo do të sjellë vendim objektiv dhe racional, sepse nëse sjell vendim tjetër nuk do të ishte mirë për shoqërinë në përgjithësi. Në Maqedoninë e Veriut, stabilitetin dhe destabilitetin e sjellin dy popujt kryesorë, me rëndësi të madhe është kohezioni i brendshëm mes këtyre dy etnive”, deklaroi kreu i Aleancës për Shqiptarët.
Vizita në Muzeun e Mësonjëtores së Parë Shqipe nuk ishte thjesht një ndalesë simbolike, por një thirrje për reflektim mbi të drejtat gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Mes fjalëve të kujtesës historike dhe realitetit aktual, Taravari kërkon jo vetëm njohjen formale të shqipes si gjuhë zyrtare, por edhe një zbatim real dhe të barabartë të saj në çdo institucion. Sepse për një bashkëjetesë të qëndrueshme, barazia gjuhësore është jo vetëm e nevojshme, por thelbësore.
“Maqedonia është larg destabilitetit, kemi ligje fantastike, por kemi mospërfillje të tyre. Në institucionet ku kemi shqiptarë, këto ligje zbatohen kurse aty ku drejtojnë maqedonas, marrin figurën e ministrit, zëvendësministrit dhe kjo s'është në rregull. Edhe pse ekziston një agjension special që merret me përdorimin e gjuhës shqipe dhe duhet të dënohen institucionet ku duhet të përdoret, fatkeqësisht ky agjension nuk funksionon si duhet", u shpreh Taravari./ CNA
Pas largimit nga puna si aktorë në teatrin "Migjeni" me mo...
Ka çelur siparin në Koplik të Malësisë së Madhe koncerti “...
Pogradeci ka pritur edicionin e katërt të Maratonës Ndërko...
Puna si marangoz do ta lidhte edhe më shumë me bletarinë. ...
Në kalanë ‘Rozafa’ në Shkodër, spektatorë të ardhur jo vet...
Për të tretin vit radhazi, Pogradeci mirëpriti “Marato...
Për katër ditë me radhë mes Shkodrës dhe Tiranës do të zhv...
Pas ankesës së repartit zjarrfikës në Shkodër një ditë më ...
Pogradeci ka qenë sot mikpritës i një eventi të veçantë ku...
Këtë fundjavë, në plazhin më të vjetër të Pogradecit, t...
Në zemër të fshatit Polenë, në një atmosferë festive dhe...
Në zonën e Planit, të njësisë administrative Pult, u përku...
Në brigjet e lumit Buna, në zonën e Dajçit, ndodhet një pl...
Tuma e Kamenicës ka qenë këtë të diel ndalesa e radhës për...
Një ekspozitë që tejkalon kufijtë e një galerie tradiciona...
Në qytetin e Korçës ka nisur edicioni i 8-të i MIK Festiva...
Në brigjet e qeta të liqenit të Pogradecit, aty ku mëngjes...
Legjendat e rock-ut, Scorpions, janë gati të shkruajnë një...
Në gjirin e liqenit të Shkodrës, vetëm pak kilometra larg ...
Trupa e Cirkut Kombëtar ndaloi në qytetin e Pogradecit, du...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...