Edicioni i 8-të i MIK Festival në Korçë/ Muzikë, kulturë dhe emocione ndërkombëtare
Në qytetin e Korçës ka nisur edicioni i 8-të i MIK Festiva...

Një ekspozitë që tejkalon kufijtë e një galerie tradicionale dhe shndërrohet në një udhëtim emocional dhe historik përmes kujtesës së një qyteti. “Nën Qyteti” është titulli i ekspozitës më të re të piktorit pogradecar Anastas Kostandini, i njohur si Taso, e cila u hap mbrëmjen e së shtunës në Galerinë e Arteve në Pogradec.
Në këtë ekspozitë, përmes 31 vizatimeve të realizuara me një ndjeshmëri të veçantë dhe mjeshtëri artistike, Taso risjell fragmente nga historia e qytetit të tij, rrëfen jetën e dikurshme, tregon për traditat dhe rrënjët që formësojnë identitetin kolektiv të Pogradecit.
Për vetë autorin, kjo nuk është thjesht një ekspozitë arti, por një akt dashurie ndaj qytetit ku është rritur dhe që ka frymëzuar gjithmonë krijimtarinë e tij.
"E gjithë ekspozita është një himn për qytetin, për jetën e dikurshme, për jetën tonë, për traditat tona. Ekspozita është mbështetur mbi aftësinë time për të vizatuar e për të krijuar skena që lidhen me historinë e qytetit dhe periudha shumë të largëta. Kjo edhe për faktin se qyteti jonë ka shumë nevojë të jetë shumë i vetëdijshëm për identitetin e vet dhe mendoj se ky është një kontribut. Nëpërmjet 31 vizatimeve, unë zbuloj, udhëtoj nëpër memorien time, që shpresoj që qytetarët të ndihen të emocionuar", tha piktori.
Ekspozita vjen edhe me një qasje moderne dhe ndërvepruese. Në të gjithë qytetin janë shpërndarë bar code që korrespondojnë me veprat e ekspozuara. Çdokush që i skanon, mund të lexojë përshkrimin dhe historinë që fshihet pas çdo vizatimi, duke e shtrirë kështu ekspozitën përtej kufijve të galerisë dhe duke e bërë pjesë të përditshmërisë urbane.
"Ekspozita besoj që ka një paraqitje të veçantë, në gjithë qytetin janë shpërndarë bar code që korrespondojnë me vizatimet. Ti mund t’i skanosh ato dhe më pas të lexosh historikun e tyre. Është një punë komplekse dhe ekspozitë e veçantë për galerinë tonë”, tha piktori Taso.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe regjisori dhe aktori i njohur Mevlan Shanaj, i cili vlerësoi si dimensionin estetik, ashtu edhe mesazhin qytetar të veprës.
"Është rasti të rithem që ky Taso të befason me kërkimet e tij për të bërë qytetin e Pogradecit. Një pogradecar i jashtëzakonshëm, si edhe piktor i zoti. Çdo vit ai sjell ekspozita por kjo e sotmja lidhet me diçka shumë të veçantë. Të gjitha këto punime janë punuar me një dashuri qytetarie. I ka dhënë Pogradecit një shikim shumë të veçantë, me një dimension qytetar. Tasoja e shikon si qytet europian, çdo gjë ka një lëvizje shumë të emancipuar. Pikërisht kjo është e veçanta e ekspozitës sipas meje. Unë ja njoh Tasos të gjitha punët, e përgëzoj", u shpreh aktori.
Ekspozita “Nën Qyteti” do të qëndrojë e hapur për vizitorët në Galerinë e Arteve, ndërsa përmes teknologjisë dhe përhapjes në hapësirën publike, ajo i jep qytetit një frymë të re, duke e kthyer Pogradecin në një galeri të hapur ku arti, kujtesa dhe qytetaria bashkohen./ CNA
Në qytetin e Korçës ka nisur edicioni i 8-të i MIK Festiva...
Në brigjet e qeta të liqenit të Pogradecit, aty ku mëngjes...
Legjendat e rock-ut, Scorpions, janë gati të shkruajnë një...
Në gjirin e liqenit të Shkodrës, vetëm pak kilometra larg ...
Trupa e Cirkut Kombëtar ndaloi në qytetin e Pogradecit, du...
Çdo vit, mijëra pushues nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni ...
120 maturantë të shkollave të mesme të Bashkisë Devoll kan...
“Turizëm përmes tingujve” u quajt aktiviteti i mbajtur nga...
Kanë nisur këtë javë punimet për përmirësimin e infrastruk...
Në një qytet të vogël të Shqipërisë juglindore, ku malet d...
Gazetari, publicisti, poeti, ish-drejtori i Radio Shkodrës...
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka bërë me dije se M...
Nga Ardi Stefa Në një kohë kur qytetet bregdetare për...
Thuajse tri dekada më parë, Roza Hila nga fshati Nënshatë ...
Rruga panoramike Shirokë–Zogaj po i nënshtrohet një transf...
Në zemër të Pogradecit, aty ku gërshetohen hijet e traditë...
Prespa është kthyer në një nga atraksionet më të reja dhe ...
Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Shkodër zhvilloi ceremonin...
Në qytetin e Vlorës kanë nisur mbrëmjet e bukura të verës,...
Bashkia e Vaut të Dejës hapi zyrtarisht sezonin turistik n...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...