Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Në zemër të Pogradecit, aty ku gërshetohen hijet e traditës me freskinë e liqenit, ndodhet një nga pikat më të dashura për vizitorët dhe vendasit, Taverna "Ndona". Prej më shumë se një dekade, ky restorant ka qenë një strehë për ata që kërkojnë shijen e vërtetë të gatimeve tradicionale pogradecare dhe mikpritjen që nuk të lë të largohesh pa thënë “faleminderit”. Historia e tavernës lidhet ngushtë me rilindjen e një ndërtese të harruar. Ishte një shtëpi e vjetër, që e kishte humbur shkëlqimin e dikurshëm, por jo potencialin.
Lorenc Marko tregon për CNA TV detaje nga historia e ndërtimit të tavernës "Ndona", e cila është kthyer në një destinacion të preferuar për të gjithë që e vizitojnë.
“Vendi ishte i bukur, ndodhi që u prishën lokalet nga liqeni dhe Pogradeci kishte nevojë. Kjo ishte një shtëpi e vjetër, e prishur, e rregulluam dhe e kthyem në restorant. Deri më sot kemi 10 vite që punojmë. Njerëzit vijnë, na respektojnë dhe i respektojmë, na thonë faleminderit”,-tregon Marko.

Çdo cep i këtij vendi flet për kujdes, histori dhe trashëgimi. Nga mobiliet e vjetra që janë pjesë e familjes shqiptare, tek objektet tradicionale që të kthejnë pas në kohë, gjithçka këtu të jep ndjesinë e ngrohtësisë së shtëpisë. Nuk është vetëm një restorant, është një përvojë kulturore.
“Gjëja kryesore këtu është se çdo gjë është origjinale. Çdo gjë që sheh dhe çdo gjë që gatuhet është "prej vërteti". Vera është tradicionale, peshku është i liqenit, belushkë, koran, kulaçin e bëjmë vetë. Ne bëjmë tava tradicionale, që janë bërë në Pogradec me shekuj. Kemi traditën origjinale të pogradecarëve, tavën e koranit me qepë, më e veçanta”,-tha Marko.
Në menunë e përditshme nuk mungojnë pjatat emblemë të qytetit, sidomos tava e koranit me qepë, një recetë që ruan shijen dhe respektin për përbërësit e natyrshëm.
“Tava e koranit preferohet shumë. Të huajt nuk e kanë idenë, ne ua rekomandojmë dhe kur e provojnë, u pëlqen shumë. Ka një shije të veçantë, mund të bëhet e në vende të tjera, por ne e kemi një veçanti në mënyrën si e bëjmë, sepse çdo restorant ka të veçantën e tij. Jemi të kënaqur”,-u shpreh Marko.
Tavolina pasurohet me lakror të pjekur në saç dhe kulaç në çerep, gatim që rrallë i sheh në restorante sot. Gjatë dimrit, menuja pasurohet me gatime si tava me bishta viçi, një pjatë që kërkon përbërës të rrallë, e ruajtur për mysafirë të veçantë.
“Bëjmë lakror në saç, bëjmë kulaçin në çerep, tamam tradicional. Në verë përdorim më shumë peshkun, belukshën, koranin, krapin. Kurse në dimër mishin, bëjmë tava me bishta prej viçi, që kush i ka provuar ka mbetur i kënaqur. Është pak me vështirësi për t'i gjetur, por nuk bëjmë shumë, vetëm për njerëz të veçantë”,-tha Marko.

Edhe vera është një histori më vete. Nuk shitet, nuk përzihet. Bëhet aty, me rrush vendi dhe me kujdes të trashëguar.
“Vera është delikate. Do kohën e vet, do rrushin, do shumë gjëra. Ka disa gjëra që nuk tregohen, por kush e provon verën, e pëlqen. Bëjmë vetëm verën e kuqe, kemi bërë më përpara të bardhën, por ajo ka një problem. Nuk mund ta ruash më shumë se 1 vit se fillon e oksidohet. Për këtë menduam më mirë të bënim të kuqen dhe e japim me garanci. Restoranti është i thjeshtë, nuk është i ndërlikuar. Ne jemi munduar ta mbajmë në mënyrë tradicionale që të ndihen si në shtëpi, si në fshat”,-tha Marko.
Taverna nuk ka mbetur pa vizitorë. Përkundrazi, në verë mbushet me turistë nga të gjitha rrethet, nga Tirana, Durrësi, Shkodra e Korça. Por edhe nga Maqedonia, Greqia, Gjermania, dhe këtë vit, në mënyrë të veçantë, nga Franca.
“Turistët në radhë të parë i kemi shqiptarë. Kemi nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Korça, nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Kemi nga Maqedonia sepse jemi afër, grekë vijnë shumë, gjermanët. Po ashtu ky vit ka pasur shumë francezë. Kanë ardhur edhe nga vendet më të largëta si Groenlanda. Përshtypjet e tyre janë të shkruara, kanë lënë komente pozitive”,-tha Marko.

Edhe pse ana ekonomike mund të jetë pak e vështirë, atmosfera në Tavernën "Ndona" është gjithnjë e ngrohtë. Sepse këtu nuk vjen thjesht për të ngrënë, por për të përjetuar një copëz nga Pogradeci i vërtetë.
“Them që do jetë një vit i mbarë. Koha është e mirë, njerëz vijnë. Është pak problem se tani ekonomia është në rënie, por në përgjithësi punët po shkojnë mirë. Ne çdo gjë e kemi faktorin kohë, nëse koha është e bukur, njerëzit do vijnë”,-tregon Marko.
Në një kohë kur gjithçka duket se ndryshon me shpejtësi, Taverna "Ndona" mbetet një kujtesë e qetë se traditat nuk kanë nevojë për risi, por për përkujdesje, dashuri dhe përkushtim. Në çdo gotë vere, në çdo lugë tave apo në aromën e kulaçit që del nga saçi, ruhet një copë e shpirtit pogradecar. Dhe ky shpirt, falë njerëzve si Lorenc Marko, vazhdon të jetojë, jo vetëm në tryezat e kësaj taverne, por në kujtimet e çdo vizitori që largohet me zemrën plot./CNA
Prespa është kthyer në një nga atraksionet më të reja dhe ...
Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Shkodër zhvilloi ceremonin...
Në qytetin e Vlorës kanë nisur mbrëmjet e bukura të verës,...
Bashkia e Vaut të Dejës hapi zyrtarisht sezonin turistik n...
Në fshatin piktoresk të Linit, buzë liqenit të Ohrit, vijo...
Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, nënshkroi një m...
Pas lumit Vjosa, është gati një projekt mes Shqipërisë dhe...
150 maturantë të gjimnazit "Oso Kuka" në Shkodër u dhanë l...
Në një qytet të vogël si Maliqi, ku jeta rrjedh e qetë dhe...
Me nisjen e sezonit turistik veror, autoritetet vendore në...
Bujar Qamili artisti i madh dhe Nderi i Kombit dhuroi emo...
Korça ka qenë sërish mikpritëse e një prej ngjarjeve më të...
Në zemër të Devollit, aty ku u lind dhe u formua një prej ...
Punimet për hyrjen e Shkodrës po vijojnë në segmentin rrug...
Në zemër të pazarit karakteristik të Korçës, një dyqan i v...
Edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e Shkodrë...
Mjeshtri i Madh i këngës qytetare, Bujar Qamili, vjen me n...
Në një nga lagjet më karakteristike të qytetit të Korçës, ...
Seb Ponari pas 36 ditësh ecje mbërriti në Han të Hotit par...
Në zemër të natyrës dhe historisë, fshati Zogaj priti vizi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...