Nis protesta e gjashtë në Tiranë kundër qeverisë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës kundër qeverisë në ...

Korça ka qenë sërish mikpritëse e një prej ngjarjeve më të veçanta të sezonit, festivalit “Moto & Rock”, i cili këtë vit shënoi edicionin e tij të 7-të, duke rikthyer në qytet energjinë, zhurmën dhe adrenalinën që vetëm dashuria për motorët mund të sjellë.
Këtë të shtunë, qindra motoristë nga i gjithë vendi, si dhe nga Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Kosova, mbërritën në qytet për të marrë pjesë në këtë organizim të madh.
Korça u kthye në një skenë të hapur, ku çdo rrugë dhe bulevard u pushtua nga tingujt e motorëve dhe duartrokitjet e qytetarëve. Pjesa më emocionuese e ditës ishte parada e motoristëve, e cila zgjati për minuta të tëra në rrugët kryesore të qytetit, me formacione të ndryshme dhe motorë të llojeve më të veçanta.
Sheshi përpara Katedrales u kthye në qendër të festës, ku muzika live, atmosfera miqësore dhe ofertat e shumta të qytetit plotësuan një mbrëmje plot ritëm dhe emocion.
"Ky është edicioni i 7-të i kësaj feste me një pjesëmarrje rreth 500-600 motoristë. Pjesa më e madhe janë grupe nga Shqipëria, ka edhe nga Maqedonia, Greqia e Kosova. Dita e sotme ka një paradë me të gjithë motoristët dhe grupet e ftuara dhe më pas këtu kemi koncert live me këngëtarë të njohur shqiptarë dhe gjithashtu birra e këto që ofron qyteti", u shpreh një pjesëmarrës.
Për shumë prej pjesëmarrësve, ky nuk është thjesht një event sezonal por është një mënyrë jetese, një pasion që ka lindur vite më parë dhe nuk është shuar kurrë.
"Kemi ardhur për t’i dhënë një shtysë kombit dhe Korçës. Është një ngjarje e jashtëzakonshme. Ne kontribuojmë për turizmin, jemi edhe këtu afër kishës. Ky pasion ka nisur para çlirimit, rreth 1990-tës. Ne kemi qenë në antagonizëm me sistemin e atëhershëm dhe ky është një lloj konfrontimi me sistemin e atëhershëm", tha një pjesëmarrës.
"Pasioni na lidh. Vij rregullisht këtu, çdo vit, me gjithë qejf. Këtë rradhë kam ardhur me një intruder 1500 kubikë me shoqërinë. Që në rini kam patur një periudhë të shkurtër, por kur u rritën fëmijët e mi, ata filluan me motorat dhe u thashë "Prisni, babi u tregon se si duhet"”, u shpreh një tjetër pjesëmarrës.
Në këtë festival, nuk munguan edhe emocionet personale, rrëfime për motorët e parë, për udhëtime të gjata, për kujtime të hershme dhe për motorë që ruhen me fanatizëm si pjesë e historisë personale.
"Dëshirë kemi patur që në moshë të vogël por nuk kemi patur mundësi të kemi motor. Atëherë kishim Enver Hoxhën, Ramiz Alinë por skishim motora. Sapo shkova në Greqi, që vitin e parë mora motor. Ishte një suzuki i 1978-tës 400 kubikë, me atë e fillova. Dashuria për motorët është e madhe. Kam pesë motora, 1 në dyqan, 1 në sallon e kam ngjitur me vinç, dhe 3 në garazh. Pa motor nuk ka jetë. Edhe jeta e motorit është të dalë në rrugë, ti hedhësh benzinë e të ikësh. Motori është si gruaja, po nuk u kujdese do të lerë. Ai që ska ngarë motor, nuk ka jetuar. Motori të jep jetë, gjallëri, të gjitha. Të jep liri dhe adrenalinë", u shpreh një pjesëmarrës.
Për disa pjesëmarrës nga Greqia ishte hera e parë në këtë festival, por emocionet ishin të forta që nga momenti i mbërritjes. Ndërsa për të tjerë, kjo është një traditë e hershme.
"Vijmë nga një fshat i vogël afër Selanikut. Arritëm një orë më parë, është hera ime e parë këtu. Erdha bashkë me babin me motor. Motori është pasion i babait tim, unë nuk kam marrë ende një motor", tha një pjesëmarrës nga Greqia.
"Unë ngas motor për 38 vite rrjesht dhe momentalisht kam motor bmë sport të vitit 2024. E kam filluar këtë pasion kur isha 13 vjeç bashkë me shokët e mi, e me kalimin e kohës krijova edhe grupin e motoristëve në Greqi. Është hera ime e pestë që vij në Korçë, më pëlqen organizimi, Katedralja e qytetit dhe njerëzit këtu", u shpreh një tjetër pjesëmarrës në festival, i ardhur nga Greqia.
“Moto & Rock” është më shumë se një festival. Është një ngjarje që promovon turizmin, afron kulturat, lidh pasionet dhe shndërron qytetin në një pikëtakim të shpirtit të lirë.
Me një miks perfekt mes muzikës rock, motorëve dhe atmosferës festive, ky aktivitet po kthehet në një markë të rëndësishme për Korçën dhe të gjithë rajonin. Një fundjavë që nuk harrohet lehtë, me motorë, muzikë dhe rrëfime që frymëzojnë./ CNA
Në zemër të Devollit, aty ku u lind dhe u formua një prej ...
Punimet për hyrjen e Shkodrës po vijojnë në segmentin rrug...
Në zemër të pazarit karakteristik të Korçës, një dyqan i v...
Edhe këtë 16 qershor është përkujtuar në qytetin e Shkodrë...
Mjeshtri i Madh i këngës qytetare, Bujar Qamili, vjen me n...
Në një nga lagjet më karakteristike të qytetit të Korçës, ...
Seb Ponari pas 36 ditësh ecje mbërriti në Han të Hotit par...
Në zemër të natyrës dhe historisë, fshati Zogaj priti vizi...
Pas provimeve të Maturës Shtetërore, ka përfunduar korrig...
Korça është kthyer sërish në një skenë të madhe ku takohen...
Një grup banorësh të fshatit Velitërnë, pjesë e njësisë ad...
Mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe më gjerë i jan...
Tashmë prej 2 vitesh, qeveria shqiptare ka shpallur priori...
Në kuadër të 12 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Shfr...
Në fshatin Pojan të Maliqit, aty ku aroma e trëndafilave s...
Për të tretin vit radhazi, mësuesi i pianos Lekë Jakova ka...
Qyteti i Pukës hapi zyrtarisht sezonin turistik dhe njëkoh...
Asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të ce...
Hyrja e qytetit të Shkodrës është nyja më shqetësuese për ...
Nga brigjet e Velipojës, e deri në lartësitë malore të Kor...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...