Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Në kuadër të 12 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Shfrytëzimit të Fëmijëve për Punë, Bashkia Shkodër zhvilloi një aktivitet sensibilizues në qytet. Në fjalën e saj, nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, Teuta Qyteza, u bëri thirrje qytetarëve që të rrisin ndërgjegjësimin dhe të kontribuojnë në luftën kundër këtij fenomeni shqetësues që prek të ardhmen e fëmijëve, sidomos në formën e lypjes në rrugë.
“Fëmijët që shfrytëzohen për punë dhe për lypje, duhet të jetë e dënueshme nga i gjithë opinioni shoqëror. Ne duhet t’i mbrojmë fëmijët, t’i lëmë ata të lirë të bëjnë jetën e tyre. Kanë moshën për të mësuar, për t’u argëtuar, për të kaluar kohën e lirë me njëri-tjetrin dhe jo për të punuar dhe aq më pak për të lypur. Bashkia Shkodër ka mbledhur drejtuesit e të gjitha institucioneve që kanë të bëjnë apo që kanë impakt në këtë fushë, Policinë Bashkiake, Policinë e Rendit, doganat dhe të gjitha institucionet e tjera që kanë të bëjnë me monitorimin e këtij fenomeni. U bëjmë thirrje edhe atyre që i shfrytëzojnë, edhe atyre që i drejtojnë drejt atyre pikave, se po verifikohen, po monitorohen nga Policia e Shtetit dhe nga i gjithë stafi i bashkisë. I lutemi që ta ndërpresin këtë fenomen. Mos shfrytëzoni fëmijët, janë njësoj si fëmijët e çdokujt, edhe tuajt!” - tha Teuta Qyteza, nënkryetare e Bashkisë Shkodër.

Në fokus të aktivitetit ishte nxitja e bashkëpunimit ndërinstitucional, sensibilizimi i komunitetit dhe ndërgjegjësimi mbi pasojat që sjell shfrytëzimi i fëmijëve, një praktikë që u mohon atyre të drejtën për një fëmijëri të sigurt dhe të lumtur.

Broshura informuese e shpërndarë gjatë aktivitetit përfshinte udhëzime të qarta për qytetarët mbi hapat që mund të ndërmerren për të mbrojtur fëmijët, duke filluar nga raportimi i rasteve të shfrytëzimit, mbështetja përmes institucioneve, mosdhënia e parave në rrugë, e deri te sensibilizimi dhe mbështetja për arsimin cilësor dhe përfshirës.
"Një fëmijë që punon, humbet të drejtën për të qenë fëmijë" – është mesazhi që shoqëron këtë fushatë ndërgjegjësimi, për t’i kujtuar çdo anëtari të shoqërisë rolin e tij në mbrojtjen e më të vegjëlve./CNA
Në fshatin Pojan të Maliqit, aty ku aroma e trëndafilave s...
Për të tretin vit radhazi, mësuesi i pianos Lekë Jakova ka...
Qyteti i Pukës hapi zyrtarisht sezonin turistik dhe njëkoh...
Asnjë hapësirë publike në plazhin e Velipojës nuk do të ce...
Hyrja e qytetit të Shkodrës është nyja më shqetësuese për ...
Nga brigjet e Velipojës, e deri në lartësitë malore të Kor...
Orkestra Simfonike e Shkodrës, pas procesit të riformatimi...
Korça është kthyer këtë fundjavë në kryeqytetin e festës, ...
Në zemër të Alpeve shqiptare, përtej gjurmëve të zakonshme...
Me rastin e çeljes zyrtare të sezonit turistik në qytetin ...
Në mbrëmjen e së premtes, skena e Teatrit “Andon Zako Çaju...
Mbi 100 motoristë nga Shqipëria dhe Italia janë bërë bashk...
Viti kalon shpejt dhe festa e teatrit për më të vegjlit ri...
Në Shkollën Speciale “3-Dhjetori” në Shkodër është inaguru...
Korça është gati të mirëpresë një sezon turistik plot akti...
Në një shoqëri ku shpesh të rinjtë largohen nga vendi në k...
Atë Pjetër Meshkalla u përkujtua në një aktivitet të organ...
Fshati turistik i Thethit në Shkodër, në zemër të alpeve t...
Sot në të gjithë Shqipërinë po zhvillohet provimi i parë i...
Miran Pali është nga Shkodra dhe prej 8 vitesh merret me h...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...